• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAGESAT PËR GRATË SHTATËZËNA/ SKEMA E RE: Ja si mund të aplikon online për këtë shërbim
Home
Sociale

PAGESAT PËR GRATË SHTATËZËNA/ SKEMA E RE: Ja si mund të aplikon online për këtë shërbim

28 August, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë të porsalindur nuk do të detyrohen më që të enden nëpër zyrat e shtetit për të përfituar pagesën e barrëlindjes.

Përmes një shkrese zyrtare, ministri i Financave, Arben Ahmetaj i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që i gjithë procesi i përfitimit të barrëlindjes të kalojë në mënyrë elektronike, pa patur nevojë që përfitueset të paraqiten fizikisht në zyrat e shtetit.

Aktualisht, përfitimi i barrëlindjes është një procedurë e ngarkuar burokratike që detyron gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë që të sorrollaten nëpër shumë institucione, si dhe të presin radhë të gjata nëpër sportelet e shtetit.

Përkatësisht, për të përfituar pagesën e barrëlindjes nënat me fëmijë janë të detyruara që çdo muaj të marrin një raport në konsultore, të cilin duhet ta dorëzojnë tek punëdhënësi. Nga ky i fundit ato duhet të marrin listëpagesën, të cilën më pas duhet ta dorëzojnë po fizikisht tek Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Kjo procedurë, përveçse i detyron nënat që sapo kanë lindur apo gratë shtatzëna që të enden në disa institucione, vonon edhe marrjen e pagesës me disa muaj.

Për këtë arsye, Ministria e Financave i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që çdo dokument i detyrueshëm për përfitimin e barrëlindjes të lëshohet në mënyrë elektronike në të gjithë zinxhirin e institucioneve, nga konsultoret deri tek Instituti i Sigurimeve Shoqërore, pa patur nevojë që gratë shtatzëna të paraqiten fizikisht në këto institucione.

E rëndësishme në këto ndryshime është dhe fakti se tashmë pagesa e barrëlindjes nuk do të kalohet më në llogarinë e punëdhënësit, siç bëhej më parë dhe pastaj e merrte përfituesja, por do të shkojë direkt në llogarinë personale të nënave përfituese. Sipas Ministrisë së Financave, ky lehtësim nga i cili përfitojnë mbi 20 mijë gra në vit është pjesë e reformës rregullatore për thjeshtimin e procedurave për biznesin dhe qytetarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U MUNDËN TURPSHËM/ Man United merr vendimin PËRFUNDIMTAR për MOURINHON
Previous article Femrat zhvishen në rrugë, kërkojnë të drejtën për të dalë topless

g.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta Aktualitet

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT