• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARTIKULLI/ Blogu amerikan për Shqipërinë: 7 aventurat që duhet të bëni, njëra do t’ju…
Home
Media të Huaja

ARTIKULLI/ Blogu amerikan për Shqipërinë: 7 aventurat që duhet të bëni, njëra do t’ju…

28 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Portali amerikan i turizmit, heywedidthat.com, ka listuar shtatë aventurat që mund të ndërmerrni në Shqipëri, një prej të cilave është edhe drejtimi i makinës në një rrugë të paasfaltuar.

Kohët e fundit kemi kaluar një muaj të tërë në Shqipëri për të vizituar vendin. Për 40 vjet, Shqipëria u konsiderua Koreja e Veriut e Europës me një diktaturë izolimi. Sot, është një vend me kaq shumë për të ofruar për ata që kërkojnë anën e fshehur, të panjohur dhe të egër të Tokës.

Këtu janë 7 gjërat për të parë dhe bërë:

1. Drejtojuni bregdetit në jug. Shkoni pranë qytetit të Vlorës dhe merrni rrugën drejt maleve. Do të endeni rreth ndërtesave të braktisura, rrënojave të bunkerëve dhe bregdetit të bukur.

2. Lundrimi në kanionet e Osumit. Një botë ujore gati e paprekur ju pret. Rreth një orë larg Beratit kanionet e Osumit do t’ju dhurojnë një nga eksperiencat më të bukura të raftingut që kemi përjetuar

3. Lahuni në burimet termale në Bënjë pranë Përmetit. Ju mund ta kombinoni këtë udhëtim duke bërë rafting në lumin e Vjosës dhe të qëndroni një natë në Përmet. Ujrat termale nuk janë në të vërtetë të nxehtë, por mineralet që ka në përbërje janë shumë kurativë.

4. Lundrim në Kajak në “fjordët” në veri të Shqipërisë. Shkoni drejt Shkodrës nga Tirana dhe pastaj shkoni drejt maleve ku do të merrni tragetin në liqenin Koman. Aty mund të bëni një guidë një  ditore ose një udhëtim me traget në pikën më të thellë në Fierzë. Ju mund të sillni edhe makinën tuaj në traget.

5. Ecni në Kepin e Rodonit dhe vizitoni kështjellën në perëndim të diellit. Ka një kështjellë të vogël në gadishull, si dhe plazhe të fshehura rreth e qark.

6. Numëroni bunkerët gjatë udhëtimit  në vend. Vlerësohet të ketë rreth 200,000 bunkerë në të gjithë Shqipërinë. Askush nuk e di sa saktë, por diktatori komunist i ndërtoi ato si parandaluese për një pushtim që kurrë nuk ka ndodhur.

7. Ka shumë rrugë të këqija në vend. Rruga më e shkurtër nuk është gjithmonë më e shpejta, por nëse keni kohë. Për të provuar aventurën e rradhës, provoni të ngisni makinën në rrugë të paasfaltuar, të provoni një ndjesi që mbase e keni harruar nga koha. Kjo mund të jetë një monument i epokës së fundit. Ti nuk e di nëse nuk provon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DESTINACIONI "KALAJA E XIBRIT"/ FOTO: Ja çfarë mund të vizitosh në Shkodër
Previous article RAPORTI: Shqiptarët të vetmit në Europë që harxhojnë për ushqim. Ja çfarë i "heqin" vetes

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT