• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
BILANCI I 7 MUAJVE: Financat në sufiçit buxhetor. Rritet TVHS, ndryshojnë skemat e këmbimeve
Home
Ekonomi
Portret

BILANCI I 7 MUAJVE: Financat në sufiçit buxhetor. Rritet TVHS, ndryshojnë skemat e këmbimeve

28 August, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

7 muajt e parë të vitit janë mbyllur me një suficit buxhetor prej 3.1 miliardë lekësh, çka do të thotë që shpenzimet kanë qenë  më të ulëta në krahasim me të ardhurat.

Sipas treguesve të konsoliduar fiskalë të publikuara nga Ministria e Financave, vihet re se të ardhurat totale për periudhën Janar-Korrik 2018 u realizuan në vlerën 256 miliardë lekë, 7.3 miliardë lekë më shumë se 7 mujori i vitit 2017 dhe me realizim në masën 97% kundrejt planit të periudhës.

Shkak për këtë është bërë rënia e të ardhurave nga TVSH-ja, tatim-fitimi, renta minerare, akciza, taksa doganore si dhe të ardhurat nga tatimet dhe doganat cilat nuk janë realizuar në masën e pritur. Referuar treguesve fiskalë të publikuara nga Ministria e Financave, të ardhurat nga “T.V.SH-ja” në total, janë realizuar në vlerën 81 miliardë lekë, ose 95 %.

Rritja e importit të karburantit ka ulur prodhimin vendas të këtij produkti dhe si rrjedhojë të ardhurat nga TVSH-ja brenda vendit. Rënia e kursit të këmbimit të monedhave të huaja (EURO dhe USD) kundrejt monedhës vendase, ka dhënë efekte të ndjeshme negative në uljen e të ardhurave nga TVSH-ja të importeve për të gjitha kategoritë e mallrave.

Janë rimbursuar rreth 8 miliardë lekë, ose 1.4 miliardë lekë më shumë se 7-mujori i vitit 2017.  Ndërsa të ardhurat nga “Tatimi mbi Fitimin” janë realizuar në vlerën 20 miliardë lekë, ose 95% e planit.

Po ashtu, edhe në këtë zë të buxhetit të shtetit, kriza energjetike e vitit të kaluar, me import të konsiderueshëm të energjisë elektrike, ka dhënë efekte negative në rezultatin financiar të kompanive të sistemit energjetik duke u reflektuar në uljen e fitimit të tatueshëm dhe tatimit të paguar në vitin 2018.

Mosrealizim më i madh i përket mbledhjes së të ardhurave nga renta minerare me vetëm 80 për qind. Ndërsa Shpenzimet e përgjithshme publike, në muajin e 7 të vitit 2018, arritën në rreth 252.8 miliardë lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MONITORIMI I PAGAVE: Tatimet nisin AKSIONIN e dytë. Shumë prej bizneseve nën nivel tregu
Previous article PRIORITETI PËR PUNËSIMET: 25 mijë vendet e lira, PROBLEME me ndërmjetësimin e zyrave publike

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT