Plagosje me arme zjarri ne Ishull Lezhe. Burimet e “Panorama” thane se eshte qelluar ne drejtim te nje personi dhe se ka qene me shume se nje autor te cilet kane ikur me makine pas ngjarjes dhe i kane vene flaken asaj per te humbur gjurmet.
I plagosur thuhet se ka mbetur shtetasi Arben Gjini, i cili ka marre plumb ne kembe dhe shpatull.
Eshte derguar ne gjendje te rende ne spitalin e Traumes ne Tirane. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes. Policia ka shkuar ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
“Panorama” meson se ngjarja ka ndodhur ne nje lokal ne fshatin Ishull Lezhe. I plagosuri eshte banues ne Mirdite, por sot ndodhej ne kafe bashke me autorin. Dyshimet e para flasin per nje zenke mes autorit dhe te plagosurit.
Lezhë
Informacion paraprak
Më datë 27.08.2018, rreth orës 20:45, në Ishull Lezhë, është plagosur me armë zjarri shtetasi A.Gj. 35 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Gjithashtu, në Kolsh – Lezhë, është gjetur i djegur mjeti tip Benz, i denoncuar i vjedhur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e plagosjes.
Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.


