• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E KUFIJVE/ Thaçi për Western Balkans: Paqja nuk arrihet lehtë, këtë po e bëjmë për të ardhmen e fëmijëve
Home
Intervista

ÇËSHTJA E KUFIJVE/ Thaçi për Western Balkans: Paqja nuk arrihet lehtë, këtë po e bëjmë për të ardhmen e fëmijëve

27 August, 2018 k.autor Intervista, Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për European Western Balkans ka thënë se vazhdimi i “status quo-s” me Serbinë do të sillte katastrofën e pashmangshme.

I pari i Kosovës në këtë intervistë ka folur edhe për situatën aktuale dhe shkëmbimin e mundshëm të territoreve me Serbinë.

I pyetur për mungesën e mbështetjen e opozitës në rast se arrihet një marrëveshje e mundshme me Serbinë, Thaçi ka thënë se paqja nuk arrihet lehtë, por këtë po e bëjnë për të siguruar të ardhmen e fëmijëve.

“Paqja nuk arrihet lehtë. Edhe në Norvegji, SHBA, Kolumbi apo Izrael, arritjen e paqes nuk e shohin të gjithë njësoj. Unë e kuptoj që disa opozitarë në Kosovë nuk e pëlqejnë faktin se unë po e udhëheq këtë proces, por konstituimi i Kosovës dhe ndërgjegja ime më thonë që ne duhet të angazhohemi seriozisht në përmirësimin e të ardhmes së fëmijëve tanë dhe sigurisë së tyre”, thotë Thaçi, përcjell Telegrafi.

Presidenti Thaçi ka shtuar më tej se gjendja e status quo-s nuk është formula e duhur për sigurinë, pasi dërgon në katastrofën e pashmangshme.

“Status quo-ja nuk është formula e duhur për sigurinë. Është mjet për katastrofën e pashmangshme. Sidoqoftë, unë jam ballafaquar me dialog në rrethana shumë më të vështira të jetës, si ai në kështjellën e Rambujesë në vitin 1999”, ka thënë më tej Thaçi.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse SHBA dhe BE janë të gatshme për ta pranuar çdo zgjidhje mes palëve të përfshira në dialog, Thaçi tha se askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk do të jetë kundër “një zhvillimi kaq pozitiv”.

“Unë mendoj se SHBA dhe BE do të pranojnë çdo marrëveshje që është në përputhje me vlerat evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare. Pavarësia e Kosovës është një çështje e zgjidhur në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.

Në fund të intervistës Thaçi tha se sondazhet thonë se shumica dërmuese e njerëzve në Kosovës duan të mbyllin dialogun me Serbinë për të ecur para.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPTARI QË SHPËTOI McCAIN/ Njihuni me personin që ndihmoi sekretarin të kapur rob në Vietnam (VIDEO)
Previous article ROMA-ATLANTA/ Shokohet "Olilipico", GJIMSHITI me shokë kalojnë në epërsi (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT