Një makinë është përfshirë nga flakët dhe është djegur tërësisht në autostradën Tiranë-Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës përgjatë autostradës Tiranë-Elbasan, pranë fshatit Bërzhitë. Pavarsisht ndërhyrjes së zjarrfikses mjeti është shkrumbuar thuajse i tëri.
Fatëmirësisht nuk raportohet për për të lënduar, ndërsa nuk dihet ende shkaqet se përse makina është përfshirë nga flakët.


