• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRONDITJE NË VATIKAN/ Kërkohet shkarkimi i Papa Françeskut: Ishte në dijeni të abuzimeve seksuale
Home
Nderkombetare

TRONDITJE NË VATIKAN/ Kërkohet shkarkimi i Papa Françeskut: Ishte në dijeni të abuzimeve seksuale

27 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Një raport i firmosur nga ish-Nunci Apostolik në SHBA, Carlo Maria Viganò, i publikuar nga disa media ka tronditur thellë Papatin e Bergolios.

Ish-Nunci dëshmon se Papa Françesku ka qenë në dijeni të abuzimeve seksuale të ish-Peshkopit të Uashingtonit, Theodore McCarrik dhe sërish ka heshtur apo e ka promovua atë.

Viganò, për të cilin gazeta italiane “Corriere della Sera” shkruan se bën pjesë të konservatorët që kundërshtojnë nismat dhe sjelljen e Papës së tanishëm, kërkon dorëheqjen e këtij të fundit.

“Në këtë moment shumë dramatik për Kishën universale, Papa duhet të njohë gabimet e veta dhe në koherencë me parimin e qartë të tolerancëz zero dhe duhet të jetë i pari që të japë një shembull të mirë për kardinalët dhe peshkopët që kanë mbuluar abuzimet e McCarrik dhe të japë dorëheqjen bashkë më ta”, shkruan ndër të tjera Viganò.

Sipas tij, Vatikani ka patur dijeni që në vitin 2000 për abuzimet, vit kur Mçarrik u ngrit në detyrën e peshkopit të Uashingtonit.

Hetimi ndaj tij nisi në vitin 2018, por për raporte seksuale me të rritur, ndryshe nga dëshmia e ish-Nuncit që deklaron se abuzimet e tij kanë qenë me seminaristë.

Sipas tij, emërimi në detyrën në fjalë nuk është vepër e Papa Vojtilës, por e ish-sekretarit të Shtetit, Sodano, ndërkohë që Gjon Pali II ishte shumë i sëmurë.

Spekullimet janë se Sodano ka mbuluar informacionin pasi askush nuk do të pranojë se Vojtila të ketë gisht në këtë çështje.

Një arsye për këtë është se McCarrik lëvizte në Vatikan me miq të nivelit të lartë dhe pjesë e Curias, çka mund të shpjegojë mbulimin për një kohë të gjatë të abuzimeve të tij.

Problematik është qëndrimi i Papës Benedikti XVI, që është vënë në dijeni për abuzimet e peshkopit nga ish-sekretari i Shtetit Tarcisio Bertone. Në vitin 2009, Benedikti veproi por përgjysmë, me sanksione sekrete.

Por akuza më e rëndë shkon ndaj Papa Franceskut, që ka dalë hapur me disa deklarata në mbështetje të afrimit të homoseksualëve me Kishën.

Sipas ish-Nuncit Apostolik, në mbështetje të Mçarrik dhe Papës janë peshkopët amerikanë filo-homoseksualë, qe sipas tij, që po diktojnë sjelljen e Vatikanit për çështje të tilla.

Ai shkruan madje për një audiencë më Françeskun në vitin 2013 ku është folur për peshkopin, por Papa nuk ka bërë asnjë koment.

Akuzat bashkë me kërkesën për dorëheqje vijnë ndërkohë që Bergolio e ka shkarkuar tanimë McCarrik nga këshillimi Kardinalëve, një akt i paprecedent në kohët e sotme, por që lë shijen e një manovre në kushtet e një denoncimi konkret.

Çështja ndërlikohet më shumë nisur nga fakti se ndërkohë që Françesku po kërkon falje në Irlandë, ai duket se ka preferuar të heshtë për një kohë të gjatë dhe të mbrojë të akuzuarit.

Për McCarrik, Papa deklaroi se akuzat janë poshtërsi, por reagimi i peshkopit të Bostonit e detyroi të hapë hetime.

Corriere insinuon se çështja Viganó rihap për diskutim arsyet e dorëheqjes së Papa Benediktit, i “vetmi që del i paprekur në këtë histori”.

Do të japë apo jo dorëheqje Françesku kjo mbetet për t’u parë, por duhet thënë se Papari i tij është njollosur keq.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHEN PANUCCI/ Edhe SHQIPËRIA  i ka STADIUMET më cilësore se ITALIA
Previous article SHERRI ME THIKA NË DURRËS/ Dëshmitari: 17-vjeçari e qëlloi 9 herë me thikë, i ati e mbante, ky i gjuante...

k.autor

Postime të ngjashme

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

PLANI SEKRET AMERIKAN/ Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme Botë

PLANI SEKRET AMERIKAN/ Hegseth zgjat vendosjen e trupave në Lindjen e Mesme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT