• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KISHIN KTHYER FERMËN NË PUNISHTE DROGE/ Burg për DY SHQIPTARËT: E bëmë sepse donim lekë për…
Home
Sociale

KISHIN KTHYER FERMËN NË PUNISHTE DROGE/ Burg për DY SHQIPTARËT: E bëmë sepse donim lekë për…

27 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një azil i vjetër në Wirral, Angli, ishte kthyer në një ferme sekrete ku kultivohej kanabis me vlerë disa dhjetëra mijëra paund, u tha në gjykatën e Liverpool më 25 gusht 2018, ku në bankën e të akuzuarve ishin dy shqiptarë nga 20 vjeç.

Kur policët bastisën lokalet në Thornton Road, Bebington, në një shtëpi të mbuluar me gjethe në periferi më 9 korrik të këtij viti, zbuluan se shtatë dhomat në atë pronë të veçauar ishin kthyer në dhoma për kultivimin e kanabisit.

“Një nga punëtorët ishte një shqiptar pa dokumenta, Pjetër Ndoji, që u shfaq në dritare dhe u përpoq të kërcente jashtë e t’ia mbathte, por që u kap nga policia”. Kështu tha prokurori Peter Hussey.

Brenda ndërtesës, policët gjetën një tjetër emigrant ilegal, Elvin Preçin dhe kështu, të dy shqiptarët u arrestuan.

Të tjerë policë u sollën në vendin e ngjarjes për të shkatërruar fermën dhe punonjësi i kompanisë së energjisë së Skocisë u thirr për të bërë lidhjet e duhura elektrike, pasi ato që ishin bërë ishin të paligjshme. Ky punonjës vlerësoi se humbja për kompaninë e energjisë elektrike ishte 10-11 mijë paund sepse pajisjet kishin punuar 18 orë në ditë për dy muaj. Pajisjet elektrike në atë fermë të sofistikuar përfshinin 79 llampa, secila nbga 600 vat, 79 transformatorë, 110 filtra karboni.

Një ekspert i drogës llogariti se se vlera e asaj ferme me bimë kanabisi ishte rreth 140 mijë paund.

Pjetër Ndoji, 20 vjeç, tha se ai kishte mbërritur në vend prej dy muaj e gjysmë nga Holanda në pjesën e pasme të një kamioni. Pasi flinte rrugëve, një burrë i kishte propozuar që të kujdesej për fermën e kanabisit dhe i kishte afruar ushqim dhe ujë.

Elvin Preçi, shqiptari tjetër, 20 vjeç, tha se ai kishte arritur me një kamion dhe po ashtu i ishte ofruar të kujdesej për fermën e kanabisit.

Burgosen të dy me nga 12 muaj burg

Gjyqtari Anil Murray tha se se ai e pranonte që ata kishin luajtur një rol të vogël në atë ndërmarrje dhe se kishin qënë atje për t’u kujdesur për bimët. Të dy shqiptarët që u ndihmuan nga një përkthyes u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit dhe shpenzimin e energjisë elektrisë në mënyrë ilegale.

Avokatët e shqiptarëve thanë se ata të dy donin të ktheheshin në atdhe sa më shpejt të ishte e mundur. Asnjëri prej tyre nuk kishte pasur dënime të tjera. Madje, Preçi kishte treguar potencial akademik dhe tha se kishte ardhur në Angli për t’u arsimuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NOIZY "TMERRËSISHT" I DASHURUAR/ "Do të doja të ishe Rihanna dhe"... (FOTO)
Previous article FESTIVALI I BALONAVE NË TIRANË/ Aktiviteti që do të mbledh të vegjëlit. Pritet të mbahet në...

g.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT