• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
86 KILOGRAM KANABIS NË IGUMENICË/ Kapen DY shqiptarët. Destinacion kishin…
Home
Breaking News

86 KILOGRAM KANABIS NË IGUMENICË/ Kapen DY shqiptarët. Destinacion kishin…

27 August, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Antidroga e Igumenicës ka sekuestruar në dy operacione të ndara, një sasi prej më shumë se 200 kg kanabis të mbërritur nga Shqipëria.

Sipas policisë, operacioni i parë u zhvillua në një zonë pyjore në vendin e quajtur Leptokaria. Dy trafikantët, 34 dhe 24 vjeç dhe shtetas shqiptarë, u ndaluan pasi po transportonin një sasi prej 124.6 kg kanabis.

Lënda narkotike ishte në 77 pako të vendosura në çanta, e sipas deklarimeve të të arrestuarve do të dërgohej në kryeqytetin e vendit, ku edhe do të shpërndahej në sheshin e narkotikëve të Athinës.

Prej hetimeve rezultoi se njëri prej të arrestuarve ishte shpallur në kërkim më parë, pasi nuk u kthye më në Burgun e Patrës, ku edhe vuante një dënim për trafik droge.

Ndërsa operacioni i dytë u zhvillua në aksin që lidh Doganën e Qafë Botës me Igumenicën. Burime policore thanë se, lënda narkotike prej 86 kilogramësh ishte fshehur në shasinë e një automjeti që kaloi në doganën që lidh dy vendet.

Në këtë rast, autoritetet sqaruan se kanë kryer kalim të kontrolluar të lëndës narkotike, pasi ishin më parë në dijeni të transportimit të saj prej një 34-vjeçari, shtetas shqiptar, tashmë i arrestuar.

Sapo automjeti ka hyrë në tokën greke, ai është dërguar për kontroll në skanerin e doganës, por edhe pse rezultoi i pastër, sërish autoritetet ishin të sigurta për informacionin, e pasi prenë me sharrë shasinë e mjetit gjetën lëndën narkotike.

Të arrestuarit dhe materialet në ngarkim të tyre do të dërgohen në Gjykatën e Igumenicës për masë sigurie paraditen e kësaj të hëne.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI PËR KUFIJTË/ Reagon Krasniqi: Thaçi nuk ka të drejtë të ndryshojë diçka të Kosovës
Previous article DEBATI PËR TERRITORET/ Polikani i Preshevës: Banorët nuk duan të bashkohen me Kosovën

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë Aktualitet

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj Aktualitet

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT