Një 18 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi disa metra poshtë oborrit të shtëpisë së tij.
Ngjarja ndodhi në fshatin Dedaj të Pukës, ku 18-vjecari Arbër Mehmeti sapo u fut në makinën e tij tip Fouristradë të parkuar në oborrin e banesës, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme.
Pasi mori ndihmën mjekësorë në spitalin e Pukës, i riu u transportua me helikopter drejt spitalit te Traumës në Tiranë.



