Mëngjesin e sotëm teksa kishte lënë shërbimin, efektivi i policisë Aksidentet janë bërë të përditshme në vendin tonë, por jo fort i zakonshëm ishte ai që ndodhi orët e para të ditës së sotme, ku një efektiv policie në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër u godit nga një makinë kalimtare.
Efektivi i policisë është identifikuar si Shkëlqim Lile, i cili u transportua menjëherë në spitalin rajonal “Omer Nishani”, pasi pësoi dëmtime të rënda.
Megjithatë tashmë polici Lile ndodhet jashtë rrezikut për jetën edhe pse gjymtyrët e tij janë sakatuar.
Por kush e goditi policin? Pas disa orësh policia ka mundur të bjerë në gjurmët e tij. Autori është Arjan Kusho, 40 vjeç, banues në Gjirokastër dhe drejtues i mjetit me targa AA 265 AL në momentin kur goditi efektivin e policisë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme, por duke pasur parasysh se shkaktarët më të mëdhenj të aksidenteve janë këmbësorët kjo ngjarje ka hije nga mbrapa.
AlpeNews.al zbulon se Shkëlqim Lile është personi që shihni mëposhtë:



