Një shtetas nga qyteti i Kavajës ka denoncuar në Polici vjedhjen e lejes së tij të drejtimit, e cila dyshohet se është marrë nga një person i paidentifikuar në makinën e shtetasit. Policia ndërkohë ka marrë masat për çështjen në fjalë ndërsa bën me dije se shtetasi do të dëshmojë për ndonjë të afërm që ka patur në automjet.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 25.08.2018, shtetasi S.V., vjeç 50, banues në Kavajë, kallëzon se në Kavajë, në lagjen nr. 5, i kanë vjedhur Lejen e Drejtimit, në mjetin tip “Volkswagen”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.


