Kryetari i LDK’së Isa Mustafa thotë se ish-presidenti Ibrahim Rugova ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën. Sipas tij, deklaratat qëllim këqija nuk e zbehin punën e ish-kryetarit të LDK’së. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Mustafa nuk ka folur lidhur me zhvillimet në forumin në Alpbach ku Thaçi foli për shkëmbim territoresh.
Në vend të kësaj, ai tha se Thaçi nuk ka të drejtë të keqpërdor emrin e Rugovës.
“E kanë gabim dhe me prapavijë të keqe ata që tentojnë të manipulojnë me intervistat dhe deklaratat e Presidentit Rugova të para 25 vjetëve. Rugova ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm historik në pavarësimin e Kosovës, ka shtruar ide dhe koncepte në periudha të ndjeshme kohore, jo vetëm për Kosovën por edhe për të ardhmen e shqiptarëve në trojet e tyre etnike. Ndërkaq, Kosova ka përmbyllur të gjitha çështjet e hapura me aktin e shpalljes së pavarësisë duke vulosur kontributin e Presidentit Rugova, të UÇK-së dhe aleatëve tanë ndërkombëtar. Askush nuk ka të drejtë ta keqpërdorë emrin e Presidentit Ibrahim Rugova për të vënë në pyetje integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, as Presidenti Thaçi dhe as këndesat e tij.IM’, shkruan Mustafa.
Ditë më parë presidenti Hashim Thaçi publikoi një pjesë të një intervistë të Ibrahimm Rugovës dhënë shumë vjet më parë, ku ai pranonte shkëmbimin e territoreve me Serbinë.


