Mesa duket kemi jetuar një gënjeshtër deri tani. “Rruga e Qumështit” është zhdukur shumë vite më parë dhe ne po jetojmë në pasardhësen e saj.
Studiuesit japonezë kanë zbuluar se nëpërmjet studimit të yjeve dhe përbërjes së tyre, gjejmë informacionin e nevojshëm se kur ka lindur kjo galaktikë. Sipas shkencëtarit Masafumi Noguchi, historia nis 10 miliardë vjet më parë kur gazrat e ftohtë formuan yjet e parë në Rrugën e Qumështit. Pastaj, tre milliardë vjet më vonë, diçka ndodhi. Valët u shfaqën dhe ngrohën gazin në temperatura të larta. Gazi ndaloi së shpërndari në galaktikën tonë dhe nuk u formuan më yje të rinj. Këtë periudhë “pushimi” supernovat dhe fenomenet e tjera hapësinorë bënë të mundur pasurimin me hekur të gazit dhe kështu, ndryshimin e përbërjes së tij. Kur gazi filloi të rridhte sërish ne galaktikë 5 miliardë vjet më parë, filloi krijimin e gjeneratës së dytë të yjeve, asaj në të cilën ne po jetojmë sot.
Ah, dhe të rikujtojmë që një përplasje e “Rrugës së Qumështit” me galaktikën “Andromeda” do të ndodhë pas 4 miliardë vjetësh. Një ngjarje e rrallë, por që sistemi ynë me shumë mundësi do t’i mbijetojë.
Hmm… edhe pse me shumë gjasa, bazuar tek parashikimet e deritanishme, njerëzimi nuk do të jetë dëshmitar i kësaj ngjarjeje të rrallë.


