Një shtetas shqiptar, me banim në Tiranë i moshës 29 vjeç ka goditur në kryeqytet një tjetër shtetas shqiptar, i moshës 19 vjeç. Dyshohet se shkak i përplasjes fizike janë motivet e dobëta (xhelozia ndaj një vajze). Policia ka marrë materialet dhe ka nisur hetimet për ngjarjen.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 24.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin V.M., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Bogdanëve”, ka goditur shtetasin R.N., vjeç 19, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.


