• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI SEKRET/ Shënimet e Enverit: Kosovarët të vijë si turistë e të flasin mirë për vendin
Home
Dossier

RAPORTI SEKRET/ Shënimet e Enverit: Kosovarët të vijë si turistë e të flasin mirë për vendin

25 August, 2018 g.autor Dossier

Publikohet raporti “Tepër sekret” i vitit 1980, ku Ministri i Brendshëm, Feçor Shehu, e informon Enver Hoxhën lidhur me shqiptarët e Kosovës dhe atyre të visve të tjera në Jugosllavi që vinin si turistë në Shqipëri. Raporti i Ministrit: “Nga 2847 persona të ardhur në muajt korrik-gusht, 74 prej tyre dyshohen si agjentë të zbulimeve të huaja, nga këta 46 janë nga Jugosllavia”.

Nga Dashnor Kaloçi

Përpara pak ditësh, në një nga pronocimet e rralla të saj në shtyp, e veja e ish-diktatorit komunist të Shqipërisë, Nexhmije Hoxha, foli edhe për problemin e shumëdiskutuar në media, atë për “korigjimin e kufijeve të Kosovës”. Ndërmjet të tjera ajo vuri në dukje “dashurinë e madhe që kishte pasur Enver Hoxha për Kosovën dhe se çfarë kishte bërë ai për Kosovën dhe kosovarët….”?! Pa dashur aspak të hymë në polemika me të personalisht apo me ata pak mbështetës apo idhtarë të saj, është vëndi të thuhet se; tashmë dihet boëtërisht fati tragjik i emigrantëve kosovarë që erdhën në Shqipëri nga viti 1949 e deri në shëmbjen e regjimit komunist, pasi që nga viti 1991 e në vazhdim, janë bërë publike me dhjetra e dhjetra dokumente arkivore apo dëshmi të ndryshme, se si një numër shumë i madh shqiptarësh të Kosovës apo nga vise të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, kanë vuajtur në burgjet apo kampet e internimeve të Shqipërisë komuniste. Janë të njohura tashmë historitë e kampit të internimit në Llakatund të Vlorës, i hapur enkas që në fillimin e viteve ’50-të, për “sistemimin” e emigrantëve shqiptarë që vinin këtej kufirit nga represioni i egër serb dhe kryesisht politika rankoviçjane. Në atë kamp por dhe të tjera

kampe internimi në fushat e Myzeqesë etj, kanë kaluar disa vite një kalvar të rëndë edhe emra të njohur tashmë si studjues, historian, shkrimtarë, artistë etj njerëz të letrave, si: Esat Myftari, Gani Demiri Ratkoceri, Kapllan Resuli, Sadri Ahmeti, Namik Luci, Estref Kelmendi, Shefqet Kelmendi, Selim Kelmendi, Preloc Margilaj, Zef Gjeloshaj etj etj, ku shumë prej tyre vdiqën burgjeve të atij regjimi. Por pa hyrë fare në këto histori që tashmë janë shumë të njohura, se cila ka qenë dashuria e Enver Hoxhës për Kosovën dhe kosovarët, veç të tjerash na e bën të ditur një dokument arkivor i vitit 1980, ku Ministri i Brëndshëm i asaj kohe, Feçor Shehu, ndërmjet të tjerash e informon Enver Hoxhën edhe mbi ata shqiptarë të Kosovës apo të viseve të tjera në Jugosllavinë e asaj kohe, që vinin si turistët në Shqipëri. Kështu, sipas dokumentit në fjalë, vetëm për periudhën korrik-gusht 1980, nga 2847 persona të ardhur si turistë në Shqiperi, 74 prej tyre dyshoheshin si agjentë të zbulimeve të huaja, dhe nga këta, 46 ishin nga Jugosllavia. Pra jo vetëm nga sa më sipër cituam, por i gjithë brezi që e ka jetuar atë kohë e kujton fare mirë se mbas çdo kosovari, regjimi komunist shikonte një agjent të UDB-së?! Gjë e cila konfirmohet edhe nga ky dokument që publikohet për herë të parë dhe eksluzivisht për gazetën Tema.

LETRA E FEÇOR SHEHUT PER ENVER HOXHEN

DISA PROBLEME ME TE HUAJT

Gjatë muajve korrik-gusht, në vëndin tonë kanë ardhur 2847 të huaj, nga të cilët 245 tregtarë, 12 specialistë,, 123 shoferë, 369 vizitorë, 1527 turistë, 104 të ftuar, 467 në grupe kulturore-sportive.

Duke ndjekur qëndrimin e sjelljen e këtyre të huajve me vigjëlencë, me takt e korrektësi për të mos shkaktuar shqetësime, organet e Sigurimit të Shtetit kanë përcaktuar në rradhët e tyre si të dyshimtë (kuadro dhe agjentë të zbulimeve të huaja) 74 persona, prej të cilëve 46 të ardhur nga Jugosllavia (7 janë marrë në përpunim).

Në kuadrin e ardhjes së të huajve përparësi i kem i dhënë ardhjes nga Kosova e vëndet e tjera shqiptare në Jugosllavi, nga

këto gjatë muajve korrik-gusht kanë ardhur 545 persona, nga të cilët 205 vizitorë-turistë, 122 në grupe kulturore-sportive, 14 të ftuar dhe 16 tregtarë dhe specialist.

Për të ardhmen mendojmë të vazhdojmë kështu, duke i dhënë npërparësi ardhjes së shqiptarëve nga Kosova e viset e tjera si vizitorë dhe të mos aplikojmë ardhjen e tyre me grupe turistike, për arsye se:

1. Jep mundësinë jugosllavëve të shfrytëzojnë këto gruupe turistike për të future persona nga të gjitha kombësitë dhe ndërmjet tyre të kamuflojë më lehtë agjenmtë të vet, të cilët kanë lidhje familjare me persona me qëndrim të keq politik në Shqipëri.

2. Personat që vijnë me grupe turistike, në bazë të marrëveshjes së Turizmit me firmat e huaja, shqyrtohen e miratohen vetëm si grupe e numur, gjë që vështirëson punën e organeve të Sigurimit në marrjen e masve paraprake e në vazhdim për kontrollin dhe zbulimin e veprimtarisë armiqësore.

MINISTRI I PUNEVE TE BRENDESHME

(FEÇOR SHEHU)

SHENIMI I ENVERIT TE RAPORTI I FEÇOR SHEHUT

Për çështjen e kosovarëve, ne veçanërisht duhet të bëjmë më shumë, të vinë të shohin dhe të bëjnë propagandë të mirë. Sigurimi sigurisht që do të ketë telashe, pse pa telashe s’bëhet, por duhet peshuar, anët pozitive dhe anëet negative të turistëve kosovarë me grupe të organizuara. Ne e bëjmë këtë për të huajt, jo për shqiptarët kosovarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË TIRANË/ 29 vjeçari GODET ME GRUSHTE të riun. SHKAK bëhet...
Previous article E kërkon Reali dhe Barcelona/ Gjiganti anglez vendos për të ardhmen e lojtarit

g.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën Dossier

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës Dossier

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi Dossier

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT