Ka mjaftuar një kontroll rutinë e Policisë së Shtetit në makinë që të kapte në flagrancë një përdorues të lëndëve narkotike. Ai është një shtetas shqiptar, i moshës 23 vjeç me banim në Sukth, ndërsa bëhet me dije se janë marrë masat e duhura ndaj tij.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 23.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.S., vjeç 23, banues në fshatin Sukth, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, nga kontrolli në mjetin tip “Benz”, iu gjet 12.1 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Në cilësinë e provës materiale u bllokua lënda narkotike, mjeti dhe telefoni “Iphone”. Neni 283 i Kodit Penal.


