Një prej pasagjerëve të përplasur ditën e djeshme në aksidentin në aksin e mbikalimit të Gostilit, në Kukës ka humbur jetën si pasojë e marrjes së plagëve të rënda. Lajmi për mediet bëhet i ditur nga autoritetet spitalore të qytetit verilindor, ndërsa për tre pasagjerët e tjerë raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
NJOFTIMI I DJESHËM
Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Kukësit. Ngjarja e rëndë ndodhi tek mbikalimi i Gostilit, e deri tani raportohet për 4 të plagosur. Sipas policisë, 3 prej tyre janë jashtë rrezikut ndërsa 1 është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Incidenti ndodhi pasi u përplasën një Volksëagen Passat dhe një Ford Focus. Mjeti Passat me targa AA682KE, mjeti Ford me targa italiane. Personat e aksidentuar janë dërguar në spitalin e Kukësit. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.


