Një 34 vjeçar, banues në Durrës u arrestua ditën e djeshme në Kukës. Personi po tentonte të lëvizte jashtë vendit.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës:
Më datë 23.08.2018, në SPK Morinë, u kap shtetasi në kërkim, L.Xh., vjeç 34, banues në Durrës, për veprën penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës” e kryer në bashkëpunim. Nenet 84, 150 e 25 të Kodit Penal.


