• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“EFEKTIVI I ÇAU KOKËN NJË VAJZE”/ Reagon policia pas DENONCIMIT të Berishës: Ja e vërteta
Home
Breaking News

“EFEKTIVI I ÇAU KOKËN NJË VAJZE”/ Reagon policia pas DENONCIMIT të Berishës: Ja e vërteta

24 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas një mesazhi të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, se në Krujë janë fshehur dy ngjarje kriminale, njërën ku është përfshirë një polic dhe një shpërthim me tritol në një garazh, ka reaguar Policia e Shtetit.

Sipas njoftimit, oficeri i policisë me inicialet E.Q 36 vjeç e A.Q 41 vjeç, motra e tij janë konfliktuar ditën e djeshme në orën 17:00 në lagjen “Kala” me shtetasit B.T. 66 vjeç, K.T. 31 vjeç (nipi i B.T.) dhe D.T. (mbesa e B.T.), për zenien e rrugës me makinë dhe përparësinë e kalimit.

Policia ka sqaruar se oficeri nuk ka qenë në detyrë në momentin e konfliktit, e ndërsa ka shtuar se të gjitha veprimet hetimore mbi ngjarjen janë kryer nga oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krujës, duke filluar me procedim penal në gjendje të lirë të shtetasve B.T. dhe K.T. për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” në bashkëpunim.

Përsa i përket rastit të vendosjes së tritolit në garazhin e shtetasit me inicialet SH.SH, Policia ka deklaruar se njoftimi është bërë publik në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në komunikatën e publikuar sot.

REAGIMI I PLOTË:

Krujë

Sqarim i Policisë së Shtetit

Në lidhje me statusin e publikuar sot në rrjetet sociale nga deputeti S.Berisha, ku pretendohet se janë fshehur dy ngjarje nga Komisariati i Policisë Krujë, informojmë se:

Për ngjarjen ku është përfshirë në konflikt një oficer policie pranë Komisariatit të Policisë Krujë, janë kryer të gjitha veprimet e duhura ligjore.

Konflikti ka ndodhur më datë 23.08.2018, rreth orës 17:00, në rrugën “Kala” ku për motive të dobëta, të çastit (zënie rruge me mjet, për përparësine e kalimit) dhe janë konfrontuar fizikisht shtetasit B.T. 66 vjeç, K.T. 31 vjeç (nipi i B.T.) dhe D.T. (mbesa e B.T.) banues në Krujë me shtetasit E.Q. 36 vjeç, punonjës policie dhe A.Q.41 vjeçe, motra e E.Q.

Oficeri i Policisë nuk ka qenë në detyrë kur ka ndodhur konflikti.

Në respekt të paanshmërisë së hetimeve, të gjitha veprimet hetimore mbi ngjarjen e mësipërme janë kryer nga oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë duke filluar procedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve B.T. dhe K.T. për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” në bashkëpunim.

Komunikata nga Oficeri i Policisë Gjyqësore të Prokurorisë është dhënë ditën e sotme dhe do të pasqyrohet në komunikatën zyrtare të Policisë së Shtetit ditën pasardhëse.

Në lidhje me ngjarjen ku në garazhin e shtetasit Sh.Sh. është vendosur një sasi lëndë shpërthyese informojmë se njoftimi është bërë publik në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në komunikatën e publikuar sot.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BUFFON BËHET PISHMAN QË U LARGUA/ Portieri do të qëndrojë në STOL deri...
Previous article ILIR DEMALIA/ Të ulemi me byt*ë në tokë dhe të ndërtojmë shtetin, o sa mirë me qenë shqiptar o-je, o-je!

F.autor

Postime të ngjashme

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro Aktualitet

"KAM HARRUAR KODIN E KASAFORTËS"/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara Aktualitet

KATËR DITË PA ENERGJI ELEKTRIKE/ OST njofton ndërprerje të gjata në disa zona të Elbasanit. Ja oraret e lajmëruara

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT