Një 42 vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës ditën e djeshme. Shkak u bë dhuna që ai ushtronte mbi gruan e tij.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.T., vjeç 42, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes A.T., vjeçe 38. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.


