Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Në një nga zonat më të pupulluara te kryeqytetit, më në fund do të ndërtohen një rrugë e re, që sipas planit synon të bëhet si pedonale, që deri diku të jep idenë sikur ndodhesh në Itali.
Mirëpo, ndërtuesit kanë harruar një detaj të vogël. E kanë llogaritur shtrimin e rrugës deri në një pikë të caktuar të rrugicës, duke shkaktuar kështu një revoltë të banorëve të tjerë, të cilëve mësa duket nuk i “arrin” plani.
AlpeNews.al ,mëson se disa prej tyre kanë kërcënuar persona përgjegjës duke thënë se nuk lëvizin nga aty natë e ditë derisa plani të arrijë deri në derën e tyrë të shtëpisë.
“Do shtrihem këtu derisa rruga të shtrohet deri në shtëpinë time e të tjerëvë. Ç’kuptim ka të lihet në gjys?
Taksa paguajmë ne, taksa paguajnë dhe ata”, shprehet e irrituar banorja.
Burime për AlpeNews.al bëjnë me dije se rruga do shtrohet deri në fund, por plani siç duket…Do vonohet pak!




