Një makinë tip “Ford” me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip “Piaggio” me targa AL 429, në të cilën udhëtonin dy turistë italianë, burrë e grua, me banim në Genova. Nga përplasja ka humbur jetën turistja italiane Maria Sedda, 64 vjeçe, ndërsa bashkëshorti i saj Giuseppe Sciutto, 65 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë. I shoqi është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës.


