• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
POLITIKA KOSOVARE NE ANKTH/ Shtatori, një muaj ‘i nxehtë’
Home
Rajon

POLITIKA KOSOVARE NE ANKTH/ Shtatori, një muaj ‘i nxehtë’

24 August, 2018 k.autor Rajon

Shtatori pritet të jetë një muaj i nxehtë për Kosovën. Më i nxehtë madje se gushti me vapë dhe deklarata që tronditën politikën dhe diplomacinë . Teza e korrigjimit të kufijve siç e ka përkufizuar presidenti Thaçi duket se do të jetë në tryezën e bisedimeve Kosovë-Serbi gjatë shtatorit.

Shtatori do të jetë një muaj i nxehtë për Kosovën e Serbinë.

Takimi i tretë në kuadër të fazës finale të dialogut në Bruksel, ku presidenti Hashim Thaçi pritet të hedhë në tryezën e bisedimeve edhe tezën e bashkimit të mundshëm të Luginës së Preshevës me Kosovën, vizita e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Kosovë ku është paralajmëruar edhe publikimi i një plani nga autoritetet e Serbisë, si dhe protestat e paralajmëruara nga opozita kosovare për ndërprerjen e bisedimeve me shtetin fqinj, pritet të ngrenë jo pak temperaturat politike gjatë muajit të ardhshëm.

Në fillim të shtatorit, do të mbahet takimi i tretë në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë – Serbi. Nga zyra e presidencës së Kosovës tashmë kanë bërë të ditur se në këtë tryezë do të diskutohet për çështjen e Luginës së Preshevës, respektivisht për kërkesën e shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën.

Kjo tezë e hedhur nga presidenti Thaçi, nën përcaktimin ‘korrigjim kufijsh’, i ka ndezur jo pak diskutimet edhe gjatë këtyre muajve, me përfshirjen në debate të Kosovës, Serbisë por edhe vendeve fqinje dhe fuqive të mëdha.

Aq sa edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, përsëriti jo një por disa herë, se në Ballkan nuk duhet të ketë ndryshime kufijsh. Po në shtator, do të vizitojë Kosovën edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili ka bërë të ditur se do të bëjë publik edhe një plan të detajuar për zgjidhjen e “çështjes së Kosovës”. Sipas tij, Prishtina dhe Beogradi nuk janë afër gjetjes së një zgjidhjeje, por ashtu siç ka bërë pala kosovare, edhe ai, do ta ketë një propozim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRET NË PYLLIN E SEMANIT/ Ushtria niset për evakuuimin e zonës. 40 efektivë gati për shuarjen e flakëve
Previous article GODITJA E BUJSHME/ Dortmundi një hap larg lojtarit të Barcelonës, gati 30 milionë euro

k.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT