40 efektivë të Batalionit të Mbështetjes Rajonale të Poshnjes janë nisur drejt Semanit për shuarjen e vatrave të zjarrit të mbetura në pyll.
Kërkesa për efektivë të FA-së është bërë nga Prefekti i Fierit dhe Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile.
Një ditë më parë një helikopter i FA u angazhua për shuarjen e zjarrit nga ajri.
Siç bëjnë të ditur Emergjencave Civile, sipërfaqja e dëmtuar ka shkuar në 7 hektarë nga 2 që ishte ditën e djeshme.
Ndërkohë janë hapur kanale per te neutralizuar zjarrin, që sipas Emergjencave Civile është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezikshmëri për përhapjen e mëtejshme.


