Pesë ushtarë janë vrarë dhe shtatë janë plagosur në Ukrainën lindore gjatë një sulmi nga forcat separatiste, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës. Katër vdiqën gjatë një përplasje pranë Krymskës, një fshat 50 km (31 milje) në veriperëndim të Luhansk, e ndërsa një tjetër u vra nga zjarri i artilerisë.
Ukraina dhe rebelët pro-rusë kanë fajësuar njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit aktual. Vdekjet vijnë në mes të një goditje me dhunë pas përleshjeve të javës së kaluar. Negociatorët ukrainas kanë thënë se një armëpushim i ri do të hyjë në fuqi më 29 gusht, në kohë për vitin e ri shkollor.
Moska mohon dërgimin e trupave dhe sigurimin e armëve për separatistët, por pranon se “vullnetarët” rusë po i ndihmojnë rebelët. Beteja më e fundit u zhvillua kur separatistët pro-rusë “u përpoqën të kapnin vendet e vëzhgimit” në një autostradë lokale, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.
Ndërsa Presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se forcat ukrainase ishin sulmuar me artileri të kalibrit të lartë. “Rusët po përpiqen të sulmojnë pozicionet e trupave tona, duke shkelur armëpushimin”, tha ai.
Të shtunën, dy ushtarë ukrainas dhe dy rebelë u vranë në një përplasje. Më shumë se 10,000 njerëz janë vrarë në konfliktet në rajonet lindore, Donetsk dhe Luhansk. Kryengritja shpërtheu pasi Rusia mori Krimenë nga Ukraina.
Të enjten Poroshenko kërkoi falje që në vitin 2014 tha se konflikti do të zgjidhej “brenda orëve”.
“Më vjen keq që dhashë një shpresë që nuk u realizua”, tha ai.



