Për dyshimet se Partia Demokratike ka lidhur kontrata me një kompani Amerikane lobimi dhe ka fshehur burimin e financimit, në një përballje në “Studion e Hapur” me Eni Vasilin në “News 24” është i ftuar deputeti demokrat Ervin Salianji.
Ai u shpreh se të gjitha deklarimet ndodhen në KQZ, e ndërsa akuzat e PS i vlerësoi si shashka për të tërhequr vëmendjen nga ngjarjet e fundit.
“Një qeveri që fsheh kontrata 100 milionë euro me Vilna Nushin nuk i nxjerr dhe nuk i publikon, pse? Flasin këta për transparencë që ju ikin policët, prandaj nxjerrin ashkla për tu varur për të mos u mbytur.
Ua qaj hallin këtyre të maxhorancës. Një qeveri që fsheh kontrata për incineratorët, nuk tregon pse ua jep kompanive që s’bëjnë asnjë punë. Flasin këta që u ikin drejtuesit kryesor të policisë, përfshi ministrin, dhe kapen me këto gjëra për të gjetur tymnaja. PD ka deklaruar në KQZ çdo pagesë siç e përcakton ligji. S’kemi shkelur asnjë ligj shqiptar dhe as të huaj.
PD është e gatshme dhe e hapur që të vendos në dispozicion gjithçka. Këta janë parti në pushtet dhe jo opozitë. E nisën me CEZ, për ta vazhduar më pas. Duan t’i shmangen përgjegjësive”, tha Salianji.
Këta e ngrenë kot. Pse duan ti shmangen kontratës së Vilma Nushit për 100 milionë euro. Pse nuk është publike për këtë të përgjigjen. Nëse keni pretendim tjetër drejtojuni Prokurorisë. Nuk ka asnjë lloj pagese nga PD për zgjedhjet përveç atyre që janë të depozituara në KQZ ”, tha Salianji.
“Çfarë bën Tony Blair në Shqipëri, me çfarë paguhet, po gruaja e tij? Po kontratat e Vilma Nushit? Ke ndonjë përgjigje për Saimir Tahirin, për Orest Sotës, për Dakon? Për këto përgjigju, këto deklarata publiko, mos hidh shashka”, shton Salianji.


