• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rexhep Qosja: Shqipëria dhe Kosova po shkojnë drejt bashkimit, pa hyrë në BE
Home
Shqipëri

Rexhep Qosja: Shqipëria dhe Kosova po shkojnë drejt bashkimit, pa hyrë në BE

27 November, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Akademiku Rexhep Qosja, teksa uroi 28 dhe 29 nëntorin per shqiptaret, kudo jane, nëpërmjet DritaremeRudinen në Vizion Plus, u shpreh se ditët e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, “ne i shënojmë tani me një përvojë shumë të madhe, me një përvojë të brezave që kanë jetuar prej krijimit të Shqipërisë në vitin 1912 e deri tani”.

Akademiku shprehet se “ne duhet të mendojmë, e duhet të dimë, e duhet ta kemi të qartë se çfarë duam dhe çfarë na takon në këtë kohë, në këtë gjasë historike që na është ofruar. Unë them se na takon ajo që thashë më parë, na takon përpjekja për përmirësim të gjendjes që kemi trashëguar nga Konferencat ndërkombëtare në të cilat është vendosur për fatin e popujve të Ballkanit”.

“Ne do duhej të kemi të qartë qëllimin, cili është qëllimi ynë dhe njëkohësisht duhet të kemi të qartë, të dimë rrugën që duhet të ndjekim drejt këtij qëllimi, duhet të kemi të qartë rrugën në mënyrë që të mos bredhim rrugicave. E ky qëllim yni sot është, si pikë e parë, përmirësimi i gjendjes së rëndë historike që kemi trashëguar: bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.

Ne dëgjojmë sot njerëz të politikës të cilëve u është dhënë besimi i popullit të mendojnë për gjendjen e tij, por edhe për çështjen shqiptare në përgjithësi, sesi kjo çështje do të zgjidhet në Bashkimin e Evropës. Jo, nuk do të zgjidhet në Bashkimin e Evropës.

Ashtu siç nuk e lejon një shtet anëtar të tij të ndahet në dy shtete poashtu Bashkimi Evropian nuk i lejon dy shtete anëtare të tij të bashkohen në një shtet. Çështja kombëtare shqiptare, çështja e Kosovës dhe Shqipërisë, prandaj do zgjidhet si bashkim i Kosovës me Shqipërinë pa hyrë në Bashkimin Evropian sepse vetëm ashtu të bashkuara ne na sigurohet ai ideal që e kanë dëshiruar brezat gjatë këtyre vjetëve”.

Pse bashkimi i Kosovës me Shqipërinë?

Kjo nuk është çështje vetëm e dëshirave, e vullnetit, apo ndjenjave të shqiptarëve, por kjo është një çështje që zgjidh shumë çështje të tjera të jetës së popullit shqiptar. Kosova me Shqipërinë të bashkuara, krijojnë kushte shumë më të mira natyrore, gjeografike, politike, ekonomike, shëndetësore, arsimore, kulturore, shkencore, për një jetë më të mirë të popullit të Shqipërisë dhe Kosovës së bashkuar.

Ato bëjnë të mundshme një siguri të mirërritjes së brezave të ardhshme, bëjnë të mundur rritjen e mirëqenies së popullit shqiptar, bëjnë të mundshme një jetë në kushte në të cilat do të lulëzojnë ato të mira që njerëzit e politikës sot nuk i përmendin, me të cilat mjerisht nuk merren, por që bëjnë të mundshme që në këtë jetë Kosovës dhe Shqipërisë së bashkuar t’i lulëzojnë vlerat më të mëdha si kultura, qytetërimi, artet, letërsia, shkencat – vlerat që sigurojnë identitetin e një populli dhe vlerat që e bëjnë një popull të jetojë historikisht.

Nuk thuhet kot që Greqia antike nuk jeton për shkak se kanë jetuar e janë marrë me të figura shtetërore dhe politike. Greqia antike jeton në veprat e Homerit, Eskilit, Sofokliut, Euripidit, Platonit, Heraklitit, Aristotelit. Ata janë njerëzit, të cilët edhe prej varreve ju flasin brezave të ardhshëm.

Për këtë arsye e theksoj sot se kulturës, krijimtarisë shpirtërore, arteve, shkencave, qytetërimit duhet t’iu kushtohet kujdes, të cilin sot mjerisht nuk e kanë parasysh ata që merren me politikën.

Duke i uruar popullit shqiptar festën e madhe, festën më të madhe për popullin shqiptar, 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke i uruar popullit shqiptar Ditën e Flamurit, që, ja, tani është pranuar edhe zyrtarisht si ditë që do të festohet edhe në Kosovë, unë uroj që festat e ardhshme të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Pavarësisë së Kosovës t’i kremtojmë në Shqipërinë dhe në Kosovën, të bashkuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BE kthen vëmendjen tek bashkitë, miliona euro në zyrat e punës
Previous article Shokon politikani suedez: Myslimanët nuk i plotësojnë 100% kriteret për të qenë njerëz

Ina.Autor

Postime të ngjashme

35-VJETORI I PS NË TIRANË/ Rama: Misioni ynë, ngjitja e Shqipërisë 2030 në majën e BE Politikë

35-VJETORI I PS NË TIRANË/ Rama: Misioni ynë, ngjitja e Shqipërisë 2030 në majën e BE

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës Politikë

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut Politikë

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT