• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AROMË NGA KINA NË DURRËS/ Artistët performojnë muzikë. TURISTËT mblidhen për koncertin
Home
Media të Huaja

AROMË NGA KINA NË DURRËS/ Artistët performojnë muzikë. TURISTËT mblidhen për koncertin

22 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Artistët kinezë sollën për publikun artdashës në Durrës, një repertor me muzikë të përpunuar nga folklori kinez interpretuar me flaute.

Në program ishin përfshirë edhe pjesë shqiptare.

Në koncertin e zhvilluar në një nga resortet në plazhin e Golemit ishte i pranishëm dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendit Klosi i cili u shpreh se ,”se Shqipëria do të ofrojë më shumë hapësira për turistët e vendeve aziatike. Kjo pasi heqja e regjimit të vizave për turistët kinezë gjatë periudhës 1 prill- 31 tetor 2018, ka sjellë një rritje shumëfish të turistëve që vijnë nga Kina”.

Teksa ka përgëzuar artistët kinezë për turin e tyre në rajon e më gjerë, ministri Klosi ka hequr paralele midis tureve të kulturës dhe ofertës së përbashkët turistike për tregjet e largëta.

Ministri Klosi u shpreh , “se po mbyllet një sezon turistik i suksesshëm. Realiteti nuk është aty ku duhet, por gjërat kanë ndryshuar për mirë dhe ne jemi këtu të gjithë së bashku  të vazhdojmë të krijojmë një Shqipëri europiane turistike“, u shpreh ministri Klosi i cili shtoi se numri i shtuar i pasaportave këtë vit dëshmon se resortet me kapacitete dhe shërbime cilësore janë modele për turizmin e të ardhmes.

Klosi shtoi se ,”kemi një aktivitet, i cili vjen në fakt në kuadër të të gjitha politikave që ne duhet të ndjekim në rajonin tonë për ta paraqitur rajonin si një të tërë. Ashtu si grupi turistik ka udhëtuar në pesë shtete për të krijuar një tur ballkanik edhe ne shumë shpejt do të duhet të paraqesim ofertat sidomos për tregun aziatik për tregun e largët, si oferta turistike të përbashkëta dhe në këtë aspekt do të doja shumë të falenderoja edhe ambasadoren pasi së bashku kemi punuar gjatë gjithë këtij viti për të zgjeruar hapësirat e hyrjes pa viza të turistëve kinezë në vendin tonë dhe ia kemi arritur”.

”Kemi një numër shumë të shtuar turistësh kinezë në vendin tonë. Do të punojmë që për vitin tjetër ta zgjerojmë edhe më shumë hapësirën për të pasur mundësinë që Shqipëria të jetë shumë më e prekshme nga turizmi i largët, nga turizmi aziatik dhe veçanërisht nga turizmi kinez”, u shpreh Klosi.

Në fund ai tha se ,”se falenderoj të dy kryetarët bashkive, të Durrësit dhe të Kavajës, dhe të gjithë personalitetet e ftuara në këtë aktivitet pasi realisht me ta ne ia kemi dalë që të kishim një sezon turistik shumë të suksesshëm. Natyrisht ka shumë komente për të bërë pasi edhe realiteti nuk është aty ku duhet, por gjërat kanë ndryshuar  për mirë dhe ne jemi këtu të gjithë së bashku që të vazhdojmë të krijojmë një Shqipëri europiane turistike dhe kaq shumë pasaporta që janë në këtë resort dhe që kanë qenë gjatë gjithë sezonit turistik, turistë nga të gjitha vendet e botës, dëshmojnë që ne me modele të tilla mund të ecim  përpara“,përfundoi ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTIVALI I FILMAVE NË ULQIN/ Çelet edicioni i 4-tët, krijime shqiptare me mesazhe sociale
Previous article SUPERLIGA/ Fundjava vjen me sfida interesante, premtojnë spektakël dhe gola

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT