Aq shumë ka përparuar metodika e vjedhjes sa hajdutët mund të grabisin makinat luksoze edhe pa përdorur celesat e këtyre automjeteve.
“Daily Mail” ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqen disa hajdutë që vjedhin një automjet të parkuar, tip Benz Mercedes, brenda vetëm një minute duke përdorur kuti transmetuesish, që lidhen me sinjalin e çelësave të makinës brenda shtëpisë.
Sistemi i automjetit “njeh” komandën sikur po hapet me çelësin e saj.
Ndaj edhe Policia ka këshilluar pronarët e këtyre makinave luksoze që t’i vendosin çelësat e makinave sa më larg të munden nga dera e automjetit, ose t’i fusin në një kuti metalike që të bllokojnë sinjalin që lëshojnë.
How thieves can steal your car without taking your keys
How thieves can steal your car without taking your keys
Posted by Daily Mail on Monday, November 27, 2017


