• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUJDES/ Kondicioneri mund t’ju shkatërrojë shëndetin, ja sëmundjet që shkakton…
Home
Shëndet

KUJDES/ Kondicioneri mund t’ju shkatërrojë shëndetin, ja sëmundjet që shkakton…

21 August, 2018 k.autor Shëndet

Ajri i kondicionuar është një lehtësim që na mirëpret kudo në verë: në zyrë, në supermarket, në autobus, në makinë dhe në shtëpi.

Megjithatë, duhet pasur kujdes dhe gjithashtu duhen marrë parasysh pasojat negative.

Përveç dhimbjes klasike të fytit dhe qafës së ngurtë, përdorimi i tepërt i ajrit të kondicionuar është një kërcënim për mirëqenien tonë.

Para së gjithash, duhet patur parasysh se është e dëmshme kur prodhon thatësi të tepruar në mjedis.

Përdorimi i saj me kujdes është mënyra më e mirë për të përfituar nga një prej aleatëve tanë më të mirë kundër të nxehtit.

Le të shohim se cilat janë efektet në shëndetin tonë:

Çrregullime të frymëmarrjes

Ndikimi i parë i ajrit të kondicionuar ndodh në sistemin e frymëmarrjes, shumë i ndjeshëm ndaj ndryshimit të papritur të temperaturave. Stresi që prodhon kalimi nga nxehtësia shtypëse në të ftohtët e një supermarketi ose një zyre mund të shkaktojë më shumë se një shqetësim. Për më tepër, qarkullimi i kufizuar i ajrit e ekspozon trupin tonë ndaj infeksioneve respiratore dhe mund të shkaktojë probleme të fytit.

Ata që shpenzojnë shumë orë në një mjedis me ajër të kondicionuar kanë më shumë gjasa të vuajnë nga sëmundje që prekin hundën dhe problemet më serioze të saj, siç është rhinitis.

Infeksionet virale

Një tjetër pasojë e zakonshme e ajrit të kondicionuar është rritja e infeksioneve virale, shpesh të favorizuara nga një sistem imunitar disi i dobësuar. Në një dhomë me ajër të kondicionuar dritaret duhen mbajtur të mbyllura; ajri qarkullon, por nuk ka ajër të pastër.

Ajri i ftohtë mund të transmetojë virusin e ftohjes, gripit dhe baktereve të tjera. Shkurtimisht, nga kjo pikëpamje, një shtëpi pa ajër të kondicionuar është shumë më e shëndetshme.

Dehidratim

Dehidrimi është një tjetër pengesë për ata që kalojnë shumë orë në një dhomë me ajër të kondicionuar. Ndjenja e mirëqenies që ndiejmë është përcaktuar kryesisht nga fakti që kondicioneri filtron dhe heq lagështinë. Për më tepër, temperatura e ulët redukton nevojën për të pirë; rreziku, pra, është që në fund të ditës të jeni të dehidratuar.

Dhimbje koke

Dhimbjet e kokës janë një nga efektet anësore më të zakonshme që sjell përdorimi i ajrit të kondicionuar për orë të tëra, veçanërisht kur dallimi mes temperaturave jashtë dhe brenda është i dukshëm.

Thatësi syri

Thatësia e syrit, shpesh e shoqëruar me kruajtje, skuqje dhe acarim syri është një tjetër efekt negativ, sidomos tek njerëzit të cilët tashmë kanë tendencë të vuajnë nga ky problem.

Në fakt, thatësia e syrit bëhet më e keqe kur kaloni shumë orë në një ambient me ajër të kondicionuar. Nëse ky është problemi juaj, atëherë ne ju rekomandojmë që ta përdorni ajrin e kondicionuar me moderim.

Redukton aftësinë për të përballuar të nxehtin

Nëse kaloni një kohë të gjatë të ekspozuar ndaj ajrit të kondicionuar, ju mund të bëheni më intolerantë ndaj temperaturave të nxehta.

Mbani mend se trupi stresohet kur kalon nga një mjedis i freskët artificial në nxehtësinë e zjarrtë. Ndryshimet e papritura të temperaturës shpesh kanë një ndikim negativ në shëndet.

Ajri i kondicionuar, në momentet më kritike të verës, është një lehtësim, veçanërisht për të moshuarit dhe më të dobëtit. Megjithatë, ana tjetër e monedhës janë efektet negative. Prandaj, zgjidhja është një përdorim i përgjegjshëm dhe i moderuar i sistemeve të kondicionimit të ajrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI NË BRUKSEL/ Gazeta ruse nxjerr planin: Tema e diskutimit Vuçiç-Thaçi ndarja territoriale
Previous article ME FUSTAN TË SHKUTËR DHE PA REÇIPETA/ Kejvina bënë TWERK në palestër (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT