• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Emigrantët “pushtojnë” ALUIZNI-n e Elbasanit, dyndje për lejet e legalizimit
Home
Sociale

Emigrantët “pushtojnë” ALUIZNI-n e Elbasanit, dyndje për lejet e legalizimit

21 August, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Zyra e ALUZNI-t Elbasan edhe gjate kësaj vere po përballet me një fluks qytetarësh, shumica e të cilëve janë emigrantë me banim të përkohshëm në shtetet e Europës Perëndimor dhe jo vetëm. Ata duke përfituar nga kohë qëndrimi në vendlindje për pushimet e verës u janë drejtuar Zyrave të Aplikimit për Leje Legalizimi pranë Zyrës së ALUIZNI-it Elbasan për marrjen sa më të shpejtë të këtij shërbimi.

Drejtori i kësaj zyre Artur Guni në një prononcim lidhur me këtë çështje bëri me dije se prej disa javësh për çdo ditë pranë kësaj zyre marrin shërbim të shpejtë të paktën 50-80 emigrantë .Sipas tij në shërbim të këtyre shtetasve si dhe personave me Aftesi Ndryshe janë vënë disa sportele që qëndrojnë për një kohë të gjatë hapur në mënyrë që të përballohet me sukses të plotë fluksi i madh i kësaj kategorie të aplikuesve. Ndërkohë që në shërbim të emigranteve në zyrën e ALUIZNI-t Elbasan janë edhe disa grupe pune terreni.

Në të shtatë bashkitë e Qarkut të Elbasanit janë bërë rreth 42 mije aplikime nga të cilat një pjesë të madhe e përbëjnë familjet e emigrantëve .Ecuria e këtij procesi për këtë kategori prej mëse një dekade ka qenë thuajse e papërfillshme edhe për faktin se banesat e tyre kanë qenë të mbyllura si edhe për shkakun se një pjesë e konsiderueshme e tyre ose e kanë neglizhuar paraqitjen për vijimin e procesit ose nuk kanë mundur dot më të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t për Lejen e Legalizimit.

Sipas Drejtorit të Degës së ALUIZNI-t Elbasan Artur Guni gjate pese muajve te fundit te këtij viti 1200 aplikuesve u është bërë gati Leja e Legalizimit dhe jenë thuajse të përfunduara të gjitha Dosjet për Leje Legalizimi të Zonave Informale të Qarkut të Elbasanit. Ndërkohë ai thekson se problem mbetet fakti që disa qindra aplikues që i kanë të Kualifikuara Dosjet për Lejen e Legalizimit nuk janë paraqitur ende për të bërë pagesën e faturës së Shërbimit për të marrë Lejen e Legalizimi. Zyra e ALUIZNI-t Elbasan përballon një punë voluminoze edhe për faktin se Qarku i Elbasanit është ndër Rajonet me numrin e madh të ndërtimeve të paligjshme gjatë periudhës së tranzicionit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATO E ÇMENDUR/ Derbi për ALONSON, Barcelona “piketon” një talent
Previous article NDËRHYRJET NË XHAMINË E PLUMBIT/ FOTO: Ja si ka ndryshuar pas rikonstruksionit. Turistët gati për...

k.autor

Postime të ngjashme

"LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT"/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg… Aktualitet

"LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT"/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg…

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit Aktualitet

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dënohet me burg (DETAJET) Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dënohet me burg (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT