Të paktën nëntë raketa janë hedhur në Kabul mëngjesin e së martës (21 gusht).
Disa prej raketave kanë synuar Pallatin Presidencial dhe zonën diplomatike në kryeqytetin e Afganistanit.
Sulmi erdhi ndërsa presidenti Ashraf Ghani po fliste në ceremoninë e lutjes së Bajramit.
Zyrtarët afganë të martën thanë se luftimet shpërthyen midis forcave të sigurisë dhe grupeve të armatosura në lagjen e vjetër të qytetit, në të cilën të paktën dy vetë u plagosën.
Presidenti Ashraf Ghani po fliste drejtpërdrejt në televizion për të festuar Kurban Bajramin kur u dëgjuan shpërthime, disa prej tyre pranë pallatit presidencial.
Thirrja e Ghanit për një armëpushim për festë u refuzua nga militantët talebanë.
Tym dhe helikopterë pranë xhamisë së Eidgah.
Ndërsa trupat ushtarakë kanë siguruar zonën e shënjestruar, ende nuk ishte e qartë se kush i hodhi raketat ose nëse kishte pasur ndonjë viktimë.


