• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NIS PELEGRINAZHI NË MALIN E “TOMORRIT”/ 300 mijë persona drejt malit të shenjtë për…
Home
Sociale

NIS PELEGRINAZHI NË MALIN E “TOMORRIT”/ 300 mijë persona drejt malit të shenjtë për…

21 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, Festa e Shenjtë e Bektashinjve, që mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut mbi 300 mijë pelegrinë. Dita e diel shënoi zyrtarisht nisjen e pelegrinazhit drejt malit të Tomorrit, ndërkohë që prej ditës së hënë kanë filluar lëvizjet e automjeteve dhe pelegrinëve drejt malit, për t’u bërë pjesë e këtij pelegrinazhi.

Të parët që janë vendosur në malin e shenjtë të bektashinjve janë barinjtë e fshatrave të Skraparit, të cilët ofrojnë për pelegrinët kurbanët e festës, “qengjat”, që janë dhe personifikimi i kësaj feste të veçantë.

Teqeja e Kulmakut është përgatitur dhe ka hapur dyert disa ditë më parë për të pritur pelegrinët që do të bëhen pjesë e kësaj feste si dhe janë marrë të gjitha masat që në malin e Tomorrit të mos mungojnë çadrat për ta, banjat, ndriçimi dhe uji i pijshëm. Përveç pranisë së rreth 100 forcave të Policisë, për 5 ditët e pelegrinazhit në Kulmak janë dërguar stafe mjekësore, ambulanca e zjarrfikëse.

Edhe pse rrugët që të çojnë drejt malit të Tomorrit janë 3, Berat-Poliçan-Pronovik-Novaj–Teqe; Poliçan– Bogovë-Teqe dhe Berat-Skrapar-Gjerbës-Kulmak, këshillohet që pelegrinët të ndjekin rrugën Berat-Çorovodë-Gjerbës-Kulmak, që, edhe pse është rruga më e gjatë drejt Teqesë së Abaz Aliut, është rruga më e sigurt për qarkullimin e automjeteve sepse 2 akset e tjera e sidomos aksi Pronovik-Novaj-Teqe është një aks problematik që paraqet vështirësi në kalim, sidomos për qarkullimin e automjeteve të vogla (autoveturave), pasi është një aks rrugor që është hapur vitet e fundit dhe nuk ka parametrat e duhura për të qarkulluar në të.

Mali i Tomorrit konsiderohet mal i i shenjtë, pasi në të prehet shenjtori i familjes së profetit Muhamed, Abaz Aliu. Mali i Tomorrit pushtohet gjatë 5 ditëve të pelegrinazhit nga rreth 400 mijë pelegrinë nga Shqipëria, diaspora dhe mbarë bota, të cilët udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar Festën e Baba Tomorrit nën ritmet fetare të bektashinjve, pavarësisht besimeve fetare që u përkasin.

Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë, duke kryer jo vetëm kurbanin e festës, por duke ngjitur me këmbë edhe majën e malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit. Gjatë 5 ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin falet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre.

Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie, bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen. Ditët e pelegrinazhit në malin e Tomorrit përfundojnë në 25 gusht, por kulmi i kësaj feste arrin në datën 23 gusht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDARJA E ÇMIMEVE MUZIKORE/ Rita Ora, shqiptarja e parë që fiton një "MTV VMA"
Previous article Pallati Presidencial në Kabul goditet me raketa gjatë faljes së Bajramit

g.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT