Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka qenë për ngushëllim në familjen e Admir Bokrinës. Admiri ishte një nga dy viktimat që fatkeqësisht humbi jetën në tragjedinë e Genovës pak ditë me parë. I lindur në 9 nëntor në vitin 1986 në Oblikë të Shkodrës, Admiri punontë në Genova si hidraulik.
Ditën para aksidentit, Admiri festoi 3 vjetorin e martesës. Familjarët e Admirit kërkuan nga konsullata shqiptare ne Milano që të mund të sillnin trupin në Shqipëri për ta varrosur pranë familjes.
“Në familjen e Admir Bokrinës në #Oblikë djaloshit Shkodran që humbi jetën në tragjedinë e #Genova, për t’i shprehur familjarëve ngushëllimet më të ndjera për humbjen e njeriut të zemrës, të cilit nesër i jepet lamtumira e fundit. Dhimbja është e madhe!”- shkruan Ministri Bushati në Twitter.


