• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“I SHUMËKËRKUARI” BEGO/ PD pyet Ballën: Sa herë ke komunikuar me trafikantin?
Home
Shqipëri

“I SHUMËKËRKUARI” BEGO/ PD pyet Ballën: Sa herë ke komunikuar me trafikantin?

20 August, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Partia Demokratike i ka drejtuar sot të tjera pyetje kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla pas arrestimit të Edmond Begos nga autoritetet greke. Deputeti i PD Enekelejd Alibeaj tha sot se heshtja nuk e shpëton dot Taulant Ballën duke i kërkuar të tregojë sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189. Po kështu Alibeaj e ka pyetur Ballën nëse është sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen.

Ai tha se policia drejtohet nga krimi dhe prokuroria nuk ka sekuestruar pasuritë e Begos në zbatim të ligjit antimafia.

“Qeveria në pakt me krimin, parlamenti i varur nga krimi, policia e drejtuar nga krimi dhe prokuroria nën urdhrat e krimit po heshtin për t’i dhënë kohë numrit dy të Partisë Socialiste, që të mbulojë me harresë akuzat publike për lidhjet e tij me trafikantin e rrezikshëm ndërkombëtar të drogës, Mond Bega.
Në vend që policia t’u thotë shqiptarëve pse autoritetet greke kanë arrestuar dhe kanë vendosur të mbajnë në burg narkotrafikantin me lidhje politike, policia hesht.
Në vend që prokuroria të nisë menjeherë hetimet për të zbardhur arsyet e mosveprimit të Policisë së Shtetit ndaj trafikantit të shndërruar në biznesmen të fuqishëm ndërtimi, prokuroria hesht.
Ne vend që Edi Rama t’i kërkojë Taulant Ballës të sqarojë pozicionin e tij, Edi Rama hesht”, tha Alibeaj.

Deputeti demokrat deklaroi se Partia Demokratike nuk do të heqë dorë nga misioni i saj për të shkëputur krimin nga politika.

“Në vend që Taulant Balla t’u përgjigjet pyetjeve, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, hesht, me shpresën se gjithçka do të harrohet. Taulant Balla dhe padroni i tij, Edi Rama, e kanë gabim.
Shqiptarët dhe partnerët tanë janë bindur se Shqipëria është kthyer në parajsën e krimit të organizuar, për shkak të lidhjeve direkte me drejtuesit më të lartë të pushtetit.
Duke përfaqësuar pjesën më të mirë dhe më të madhe të shoqërisë që nuk pranon të qeveriset nga krimi, Partia Demokratike nuk do të heqë dorë nga misioni i saj për të shkëputur krimin nga politika”, u shpreh ai.

Alibeaj i ka drejtuar disa pyetje edhe policisë për mos arrestimin e Begos në Shqipëri.
“Policia e Shtetit dhe prokuroria duhet t’u thonë shqiptarëve:

Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane arrestohet nga Policia greke, por jo nga Policia shqiptare?

Çfarë e pengon prokurorinë të zbatojë ligji Antimafia për sekuestrimin e pasurisë dhe bisneseve të trafikantit ndërkombëtar të drogës Mond Bego?

Ndërsa Taulant Ballën nuk e ndihmon dot fshehja pas mashtrimeve të trasha të zëdhënësit të krimit në grupin parlamentar të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i cili tha dje se trafikanti i drogës ishte liruar menjëherë nga drejtësia greke”, deklaroi Alibeaj.

Ai tha se Taulant Balla duhet t’u shpjegojë shqiptarëve:

“Çfarë e lidh me trafikantin e drogës, të shndërruar në biznesmen të fuqiëshm këto dy vitet e fundit?

Sa herë ka komunikuar me Edmond Begën në numrin e telefonit 0682049189? A është Taulant Balla sekser për miliona euro punë publike të marra nga kompania e ndërtimit të narkotrafikantit biznesmen?

Këtyre pyetjeve Taulant Balla nuk u shpëton dot. Drejtësia vonon, por nuk harron!”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTOI TË VRISTE NJË PERSON/ Kapet krutani 41 vjeç. Ishte shpallur në kërkim (EMRI)
Previous article E KRITIKUAN TË GJITHË/ Trajneri italian premton të lërë CIGAREN, por me një kusht

k.autor

Postime të ngjashme

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT