• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MASAKRA E “SREBRENICËS”/ OKB: Dënojmë dokumentin e 2004-ës. Qeveria serbe gabim
Home
Rajon

MASAKRA E “SREBRENICËS”/ OKB: Dënojmë dokumentin e 2004-ës. Qeveria serbe gabim

20 August, 2018 g.autor Rajon

Zyrtarë të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë dënuar një vendim të Asamblesë Kombëtare të Republikës serbe në Bosnje-Hercegovinë, për të tërhequr miratimin e një raporti që pranon masakrën ndaj mijëra myslimanëve në Srebrenicë, në vitin 2004.

Këshilltari i Posaçëm për parandalimin e genocidit, Adama Dieng, paralajmëron se vendimi përbën një hap prapa për Bosnje Hercegovinën.

Ai thotë se ky vendim minon sundimin e ligjit dhe përpjekjet për vendosjen e drejtësisë për viktimat e krimeve të kryera kundër popujve të të gjitha përkatësive ndëretnike gjatë Luftës së Bosnjes në vitet 1992-1995 shkruan VOA.

I të njëjtit mendim është edhe Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra-ad Al Hussein.

Ai tha se ky vendim do të përkeqësojë retorikën përçarëse, nacionaliste, të prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje, që janë në plan të mbahen në tetor. Zëdhënësja e tij, Ravina Shamdasani, tha se ky vendim do të përbëjë pengesë ndaj përpjekjeve të pajtimit në mesin e komuniteteve të përçara të Bosnjes:

“Raporti i Komsionit për Masakrën e vitit 2004 në Srebrenicë arriti në përfundimin se nga data 10 deri më 19 korrik të vitit 1995, 7 mijë deri në 8 mijë boshnjakë figurojnë të zhdukur në rajonin e Srebrenicës. Në raport thuhet gjithashtu se më tepër se gjatë kësaj periudhe boshnjakë u u vranë rreth 1 mijë boshnjakë. Dy gjykata ndërkombëtare kanë arritur në përfundimin se masakra ndaj myslimanëve të Bosnjes përbën genocid,”- tha zonja Shamdasani.

Lufta në Bosnje dhe Herzegovinë shpërtheu pas shpërbërjes së Jugosllavisë, që i vuri kundër njëri tjetrit banorët e këtij rajoni: serbët e Bosnjes, kroatët dhe myslimanët. Kur përfundoi konflikti në vitin 1995, ishin vrarë rreth 100,000 njerëz dhe më tepër se 2 milionë u zhvendosën, duke e shndërruar në konfliktin më shkatërrimtar në Europë, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Komisioneri i Lartë Zeid e akuzon Paralmentin serb të Bosnjes për tërheqjen nga marrëveshja, me synimin për të fituar kapital politik në prag të zgjedhjeve të tetorit. Ai thotë se është i shqetësuar se kjo ka për t’i shtuar tensionet ekzistuese, ndarjet dhe msobesimin në vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAPORTI PËR TREMUJORIN/ INSTAT: Sektori publik, paga mesatare mujore ra 3 përqind
Previous article Pse ndodhin ngërçet muskulare dhe si mund t’i trajtoni në kushtet e shtëpisë

g.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT