• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VDEKJA E KOFI ANNAN/ Serbia e “përkujton” ish-kreun e OKB bashkë me bombardimet kundër Jugosllavisë
Home
Rajon

VDEKJA E KOFI ANNAN/ Serbia e “përkujton” ish-kreun e OKB bashkë me bombardimet kundër Jugosllavisë

20 August, 2018 g.autor Rajon

Kofi Annan, ish-Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, i cili ka vdekur sot pas një sëmundjeje të shkurtër në moshën 80 vjeçare, nga viti 1987 ka mbajtur disa prej posteve më kyçe në OKB, përfshirë edhe atë të ndihmës sekretarit të përgjithshëm.

Gjatë viteve të ’90-ta, ai ishte i angazhuar për operacione paqësore në botë, ndërsa nga tetori i vitit 1995, ishte i dërguar special i OKB-së për ish-Jugosllavi.

Gjatë mandatit të tij, Annani pati përkrahje të madhe nga administrata amerikane e Bill Clintonit, e edhe pse është fitues i çmimit Nobel për paqe, në serbi nuk konsiderohet i tillë për shkak të përkrahjes që i dha bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, transmeton Koha.net.

Annani nga viti 1997 deri më 2006 ishte Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Përgjithshëm të OKB-së. Në atë kohë, sipas mediave serbe, ndodhi edhe “agresioni i NATO-s ndaj Jugosllavisë”, ndërsa Kombet e Bashkuara, sipas mediave serbe, “ditëve të marsit të vitit 1999 u bënë ‘viktima kolaterale’ të agresionit amerikan dhe të NATO-s në Jugosllavi”.

Sipas Kartës së OKB-së, shkruan “Novosti”, Jugosllavia nuk kishte nxitur luftë.

“Sulmet ajrore ndaj Jugosllavisë tregojnë se bota më nuk do të tolerojë që vendet që shkelin në mënyrë brutale të drejtat e njeriut të ‘fshihen’ pas Kartës së OKB-së, e cila në vend të parë vë sovranitetin shtetëror”, citon “Novosti” , sipas Koha.net..

Tutje, ky medium thotë se në paraqitjen e tij të 7 majit, në po të njëjtën ditë kur aeroplanët e NATO-s goditën Ambasadën kineze në Beograd, Annani kishte thënë se “mbrojtja e të drejtave të njeriut duhet të jetë mbi sovranitetin shtetëror”.

Mediumi serb shton më tej se Annani, nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm i OKB-së, kishte thënë se “ndonjëherë rregullat duhet të shkelen për të mbrojtur jetë njerëzore”.

Gjatë një vizite në Bruksel, thotë “Novosti”, ku ishte shtabi i luftës kundër Jugosllavisë, Annani ishte edhe më konkret kur tha se “përdorimi i dhunës ushtarake nga ana e një organizate rajonale, siç është për shembull NATO-ja, ndonjëherë mund të arsyetohet edhe pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Referendumi në Maqedoni, Micokovski: Po shqyrtojmë të dyja prej alternativave
Previous article E BUJSHME/ Talenti SHQIPTAR transferohet në kampionatin spanjoll tek klubi i MADH...

g.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT