• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I VDIQ DJALI PASI E GODITI RRUFEJA/ Thellohet tragjedia për familjen në Mat, babai tenton…
Home
Breaking News

I VDIQ DJALI PASI E GODITI RRUFEJA/ Thellohet tragjedia për familjen në Mat, babai tenton…

19 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Merr lajmin e trishtë për djalin, babai tenton t’i japë fund jetës. Si mundësi të vetme për sigurimin e disa të ardhurave, djali i madh i familjes, çdo vit, muajt e verës i kalonte duke punuar në Greqi. Jon Kërtuka këtë gjë kishte bërë dhe për këtë vit, ku kishte siguruar një vend pune si bari në shtetin fqinj.

Por, djali nga fshati Frankth i Matit, Joni Kërtuka, 26 vjeç, humbi jetën tragjikisht nga një shkarkesë atmosferike. Ndërsa ndodhej në mal, i riu u godit nga një rrufe, që i shkaktoi vdekje të menjëhershme. Ngjarja e rëndën ndodhi më 16 gusht. Prindërit dhe të afërmit e kanë mësuar lajmin fillimisht nga mediat, pastaj atyre u kanë telefonuar të afërmit nga matanë kufirit, duke u transmetuar lajmin e kobshëm.

Banorë të fshatit thanë se, familja Kërtuka ka humbur një djalë tjetër para disa viteve, ndaj babai dhe pjesëtarët e tjerë të familjes e kanë përjetuar keq lajmin për vdekjen e djalit të dytë. Lotët, britmat, të qarat janë dëgjuar në të gjithë fshatin. Të gjithë e kanë kuptuar se diçka e keqe kishte ndodhur në familjen Kërtuka. Shumë prej tyre kanë nxituar për t’iu gjendur pranë. “Sapo morëm lajmin e hidhur iu drejtuam shtëpisë së Nerim Kërtukës.

Familja ishte e informuar për ngjarjen e rëndë. Babai 46-vjeçar i Jonit tentoi të zbriste në lumë dhe të mbyste veten. Ai nuk ishte në gjendje ta përballonte dhimbjen për humbjen e djalit. E kemi qetësuar dhe e kemi mbajtur afër. Kjo familje ka parë shumë vuajtje, prej vitesh e kanë ndjekur fatkeqësitë”, pohuan të afërm të familjes Kërtuka. Jon Kërtuka, katër muaj më parë kishte emigruar në Greqi bashkë me persona të njohur të zonës dhe punonte si blegtor në male.

Në momentin e rrufesë, 26-vjeçari po kulloste një tufë delesh të një pronari grek. Sipas banorëve të Frankthit, djali matjan nuk ishte i siguruar dhe Policia greke e ka prangosur punëdhënësin pas ngjarjes së rëndë. Si të mos mjaftonte fatkeqësia që u ka ndodhur, familja Kërtuka nuk ishte në gjendje që të përballonte financiarisht kthimin e trupit në vendlindje për të kryer ritet e përcjelljes për në banesën e fundit.

Koston financiare për familjen e varfër e kanë mundësuar xhaxhallarët e viktimës, që jetojnë në Greqi dhe Itali. Pas kthimit të trupit të 26-vjeçarit në fshatin e lindjes, familjar, të afërm dhe miq të tij i kanë dhënë lamtumirën e fundit në një ceremoni të organizuar pasditen e së shtunës. Mësohet se gjendja ekonomike e familjes Kërtuka është kritike.

Kjo e kishte detyruar djalin e kësaj familjeje të emigronte jashtë vendit dhe të ndihmonte dy prindërit dhe vëllain e vogël. Burime pranë Bashkisë Mat thanë se, si shumë familje të zonës, edhe ajo Kërtuka trajtohej me ndihmë ekonomike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gruaja e Sorrentinos sulmon Juven/ Mund të jeni kampionë, por jo qenie...
Previous article Brighton fiton penallti përballë Man United, shikoni çfarë po ndodh...(VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

U ARRESTUA NË DUBAI/ Policia jep detaje: Si blinte Nexhmedin Danaj sasi të konsiderueshme droge me transferta digjitale Aktualitet

U ARRESTUA NË DUBAI/ Policia jep detaje: Si blinte Nexhmedin Danaj sasi të konsiderueshme droge me transferta digjitale

NË KËRKIM PËR PASTRIM PARASH/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj Aktualitet

NË KËRKIM PËR PASTRIM PARASH/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike Aktualitet

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT