• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DROGË NË STUDION E TATUAZHIT/ Si e “reklamonte” biznesin e tij, korrieri 24 vjeçar. Postonte… (FOTO)
Home
Sociale

DROGË NË STUDION E TATUAZHIT/ Si e “reklamonte” biznesin e tij, korrieri 24 vjeçar. Postonte… (FOTO)

18 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Rastet ku të rinjtë shqiptar bihen pre e pazareve të drogës shtohen dita ditës. E megjithatë, rastet ku këta të rinjë vijojne e shperndajne edhe tek të tjerët, me anë të bizneseve të pafajshme në dukje, janë sigurisht me te renda.

Çfarë ndodhi sot:
Kështu u zbuluan nga Policia e Shtetit dy persona të cilët u vendosën në pranga, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Operacioni i koduar si “Tattoo” u finalizua me sukses këtë mëngjes në zonën e kryeqytetit të njohur si “Ali Demi”.

Redaksia e ALPENews.al ishte raportuese e këtij lajmi – Lajmi i Operacionit “Tattoo” (1)

Pas verifikimit rezulton se Armando Behari, një prej të arrestuarëve i moshës 24 vjeç figuron të jetë ky person.


NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tattoo”, arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Armando Behari, 24 vjeç, banues në Tiranë

– Xhevit Bogdani, 21 vjeç, banues në Përrenjas

Si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi :

– O. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë

Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në zonën e “Ali Demit” dhe “Martenitetit të Ri” dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në studion e tatuazheve në pronësi të shtetasit Armando Behari, ku i pranishëm në studio ndodhej edhe shtetasi Xhevit Bogdani, u gjet një çantë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe një sasi fishekësh të kalibrit të ndryshëm.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Xhevit Bogdani, i cili jetonte me shtetasin O. Gj., është gjetur një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike, si dhe një dorezë metalike në kushtet e armës së ftohtë e cila i përkiste shtetasit O. Gj.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– 1 kg e 111 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa

– 66 fishekë të kalibrit të ndryshëm

– 2 aparate celularë

– 1 dorezë metalike

/ALPENews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fitoi lotarinë 1.8 milionë paund, e la të gjithën për drogë, makina dhe c*ca
Previous article Jennifer Lopez shkëlqen me fustanin rozë krah Alex Rodriguez

F.autor

Postime të ngjashme

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike Aktualitet

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

REGULLORJA E RE E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit Aktualitet

REGULLORJA E RE E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit

ATENTATI NDAJ AGRON PUKËS/ Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit Aktualitet

ATENTATI NDAJ AGRON PUKËS/ Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT