Një 20–vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur mëngjesin e së shtunës Selanik të Greqisë.
Sipas mediave greke i riu shqiptar humbi jetën pasi nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve të rënda. 20-vjeçari është identifikuar si Stelio M. dhe prej vitesh jetonte në Selanik të Greqisë
I riu nga Elbasani ka humbur kontrollin teksa po udhëtonte me makinën e tij dhe u përplas më një automjet të parkuar.
Kjo përplasje ishte fatale për të riun, i cili po udhëtonte i vetëm në automjet.


