Dy ngjarje janë rregjistruar nga Policia ditën e djeshme.
Sipas njoftimeve, shtetasi me inicialet F.K 25 vjeç ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij, SH.K 50 vjeçe.
Ndërsa, në një rast tjetër Policia ka plotësuar një kërkesë-padi për urdhër mbrojtje për shtetase XH.K 25 vjeçe, pasi dhunohej nga vjehrri i saj me inicialet A.K 69 vjeç.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Fierit për veprime te mëtejshme hetimore.
NJOFTIMET E POLICISË:
Më datë 16.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Fier, për shtetasin F.K., vjeç 25, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës Sh.K., vjeçe 50. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.
Më datë 16.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen Xh.K., vjeçe 25, pasi vjehrri A.K., vjeç 69, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.


