Dy persona janë arrestuar nga Policia e Fierit pasi në makinën e tyre është gjetur një dozë drogë, e ndërsa nga verifikimet ka rezultuar se makina ka qenë e futur kontrabandë në vendin tonë.
Sipas njoftimit, janë arrestuar shtetasit me inicialet A.M dhe E.T, respektivisht 34 e 32 vjeç, të dy banues në Fier, pasi në lagjen 11 Janari në mjetin e tyre tip Fiat është gjetur 1 dozë drogë, ndërsa dhe mjeti ka qenë i kontrabanduar.
NJOFTIMI I POLICISË:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 16.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Fier, për shtetasit E.T., dhe A.M., vjeç 32 e 34, banues në Fier, pasi në lagjen “11 Janari”, E.T., është kapur duke drejtuar mjetin “Fiat”, dhe nga kontrolli fizik iu gjet dhe bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, kurse mjeti me pronar A.M., rezulton që jetë futur kontrabandë në pikat e kalimit kufitar të Republikës së Shqipërisë. Nenet 283/1, 141/a e 174 të Kodit Penal.


