Pas një hetimi të nisur kryesisht në shkurt të 2016, prokuroria për Krime të Rënda vuri nën përgjim dhe vëzhgim Emiljano Shullazin dhe miqtë e tij. Mes dhjetëra telefonatave të përgjuara, dy prej tyre tërhoqën vëmendjen e prokurorëve. Në rrjetën e përgjimit, kishte rënë Jurgis Çyrbja, ish-zyrtar i lartë i hipotekës në Durrës, aktualisht deputet i Partisë Socialiste.
Referuar dosjes hetimore rezulton se menjëherë sapo një oficer i policisë gjyqësore shkoi në zyrat e hipotekës në Durrës për të sekuestruar praktikën e regjistrimit të ish-hotel Vollgës, Çyrbja telefon Gilmando Danin, i konsideruar si krahu i djathtë i Shullazit.
Ligjvënësi e informon atë, se prokuroria ishte vënë në lëvizje dhe shprehte shqetësim për këtë fakt.
“E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time”, dëgjohet Çyrbja t’i thotë të pandehurit.
Por duket se Çyrbja, ka qënë shenjestës edhe më parë jo vetëm nga Basha dhe PD, por edhe nga gazetari investigativ Artan Hoxha i cili e ka sulmuar ashpër.
*************************
Çfarë deklaroi Çyrbja në seancë një vit më parë:
Gjatë dëshmisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ai ka folur për herë të parë lidhur me një bisedë me Emiljano Shullazin për këtë çështje.
Çyrbja është shprehur se fillimisht biznesmeni Ylvi Beqja i ka kërkuar regjistrimin e Hotel Vollgës, ndërkohë që më pas ai takuar me Emiljano Shullazin.
Çyrbja ka deklaruar se Beqja i ka kërkuar që së bashku të takohen me Shullazin dhe takimi është bërë në Shijak, afër shtëpisë së Drejtorit të Hipotekës së Durrësit.
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar pas deshmise se dhene ne procesin ne ngarkim te Emiljano Shullazit nga ana e deputetit Jurgis Cyrbja.
Postimi i Artan Hoxhes fill pas seancës:
Deputeti i ri i PS-se, Jurgis Cyrbja(ish-drejtori i hipotekes ne Durres) tha sot para gjykates:”Shullazi më pyeti nëse do ta regjistroja pronën(ish-hotel Vollgen) i kam thene se do të zbatoj vetëm ligjin. Më pas bëra regjistrimin dhe kufizimin e probes”…
,…Shullazi i paska shkuar deri poshte shtepise ne Shijak(imagjinoni me sa mjete dhe njeres leviste Shullazi), dhe ky i ka thene “do zbatoj vetem ligjin”… hajde deputet hajde… Dhe Shullazi qe i eshte pergjigjur:”Edhe une per zbatimin e ligjit jam ketu”….
Pastaj ky “zbatoi ligjin” duke rregjistruar pronen!!!!
Po mire, ku eshte problemi ketu kur qenka “zbatuar ligji”???!!!
Pse Shullazi u fut ne burg dhe Cyrbja u fut deputet ne Parlamentin e Shqiperise?!!!
Përgatiti: AlpeNews.al




