Një shtetas 17 vjeçar më banim në Lezhë është kapur nga Policia e qytetit me tre doza lëndë narkotike e llojit marijuanë. I riu mësohet se i kishte për konsum vetjak, ndërsa ka përfunduar në dyertë e Komisariatit të Lezhës.
Policia ndërkohë ka marrë masat e parashikueshme lidhur me rastin në fjalë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 16.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin B.C., vjeç 17, banues në Lezhë, pasi në lagjen “Besëlidhja’’, iu gjetën e bllokuan 3 doza lëndë narkotike e llojit Marijuanë. Neni 283 i Kodit Penal.


