Një dietë me nivel të ulët karbohidratesh mund të shkurtojë jetëgjatësinë deri në katër vjet, sugjeron një studim.
Dietat për reduktimin e karbohidrateve, të tilla si Atkins, janë bërë gjithnjë e më popullore për humbje peshe dhe kanë rezultuar premtuese për uljen e rrezikut të disa sëmundjeve.
Por një studim i SHBA-së i kryer në një hark kohor mbi 25 vjeçar, tregon se një ulje e moderuar e konsumit të karbohidrateve – ose kalimi i mishit për proteina dhe yndyrna me bazë bimore – është më e shëndetshme.
Studimi u mbështet tek njerëzit që kujtojnë sasinë e karbohidrateve që hëngrën.
Në studimin e botuar në The Public Health Lancet, 15,400 njerëz nga SHBA plotësuan pyetësorët për ushqimin dhe pijen që konsumonin, së bashku me sasinë.
Nga kjo, shkencëtarët vlerësuan proporcionin e kalorive që morën nga karbohidratet, yndyrnat dhe proteinat.
Pas ndjekjes së grupit për një mesatare prej 25 vjetësh, studiuesit zbuluan se ata që merrnin 50-55% të energjisë së tyre nga karbohidratet (grupi i moderuar i karbohidrateve dhe në përputhje me udhëzimet ushqimore në Mbretërinë e Bashkuar) kishin një rrezik pak më të ulët të vdekjes krahasuar me ata që kishin nivel të ulët apo të lartë të karbohidrateve.
Karbohidratet përfshijnë perime, fruta dhe sheqer, por burimi kryesor i tyre janë ushqimet e niseshtesë, të tilla si patate, bukë, oriz, makarona dhe drithëra.
Hulumtuesit vlerësuan se, nga mosha 50 vjeç, njerëzit në grupin e moderuar të karbohidrateve mesatarisht priren të jetojnë për 33 vjet.
Që do të thotë:
-4 vjet më shumë se njerëzit që morën 30% ose më pak energji nga karbohidratet (grupi i ekstra-i ulët i karbohidrateve)
-2.3 vite më shumë se grupi që morën 30% -40% karbohidrate
-1.1 vjet më shumë se grupi që morën 65% ose më shumë kabohidrate (grupi me i lartë i kabohidrateve)
Gjetjet ishin të ngjashme me studimet e mëparshme. Autorët krahasuan punën e tyre, ku përfshiheshin më shumë se 400,000 njerëz nga më shumë se 20 vende.


