Një shtetas shqiptar, i moshës 31 vjeç është kontrolluar nga Policia ndërsa këto të fundit i kanë gjetur lejen e drejtimit të falsifikuar. Kjo ka bërë që qytetarit i cili udhëtonte në Tiranë me këtë leje t’i sekusetrohet patenta, ndërsa Policia ka marrë masat e parashikuara për këtë rast.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 16.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.H., vjeç 31, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka falsifikuar lejen e drejtimit të automjetit. Neni 186 i Kodit Penal.


