Një infermiere ka vrarë veten pasi kolegët e bullizonin në punë. Rhian Collins, 30 vjeç, u abuzua verbalisht nga kolegët e saj në spitalin Swansea, të cilët i vështirësuan goxha jetën.
Ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj, ndërsa të afërmit thonë se ajo u fiksua me pamjen e saj të jashtme.
I dashuri i saj, David Reed tregoi pas ngjarjes se ajo po shkonte në palestër dhe merrte pilula, ndërkohë që tentoi disa herë të vetëvritej.