Gazetari investigativ Artan Hoxha publikoi në Report Tv videon e vrasjes së çiftit në shkodër, që ndodhi disa javë më parë.
Hoxha tregoi mjaft detaje nga vrasja, dhe si mundi të shpëtojë fëmija 2-vjeç që ndodhej në makinë.
Ndër të tjera, gazetari investigativ bëri një paralajmërim të frikshëm, se një tjetër vrasje mund të ndodhë në Shkodër, nëse hetimet për këtë rast do të jenë pa rezultat.
“Kjo ngjarje nëse hetimet shkojnë pa rezultat, me keqardhje të them se do më thërrasësh prapë në studio të analizojmë një ngjarje tjetër që mund të ndodhë në Shkodër”– tha Hoxha.
Sipas Hoxhës, në Shkodër vriten njerëz që kanë emër, dhe që duket se komandojnë qytetin.
“Ka një vijëmësi të çuditshme, ngjarje që eleminojmë njerëz që duken se komandojnë qytetin, politikën, botën e biznesit aty, që janë përfshirë vetë aty. Shkodra nuk ka njisha. Kush e ka menduar fillimisht e ka parë fotografinë e vet në shtyllë.”- u shpreh Hoxha.


