• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MAMI, EJA SE VËLLAI NUK PO MERR FRYMË”/ Si e “VRAU” bombola e oksigjenit 3-vjeçarin në Korçë (FOTOT)
Home
Breaking News

“MAMI, EJA SE VËLLAI NUK PO MERR FRYMË”/ Si e “VRAU” bombola e oksigjenit 3-vjeçarin në Korçë (FOTOT)

16 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Bombola e oksigjenit vret 3-vjeçarin. Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak orë më parë në një banesë private në fshatin Mborjë të Korçës, ku një tre vjeçar humbi jetën pasi u zu poshtë nga një bombol oksigjeni.

Gazetarja e Report Tv ka shkuar në banesën ku ndodhi ngjarja, aty ku mësoi se i mituri ishte gjetur i shtrirë në dyshemenë e dhomës, i gjakosur e me plagë të rënda në kokë nga vëllai i tij 6-vjeçar.

“Mami eja së vëllai nuk po merr frymë”,- mësohet t’i ketë thënë ai nënës së tij.

Kaq ka mjaftuar që familja të alarmohet. E ëma e ka gjetur të mbuluar më gjak, ndërsa i ati e ka marrë të voglin në krahë dhe e ka dërguar në spital, por pak orë më vonë ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda në pjesën e kokës.

I mituri, siç thonë familjarët, ka qënë duke luajtur dhe është ende e paqartë se si bombola e rëndë që përdorej nga gjyshi i sëmurë ka lëvizur duke e zënë poshtë.

Nëna e të miturit është në gjendje shoku dhe nuk mund të flasë asnjë fjalë, ndërsa të afërmit e tjerë preferojnë të heshtin.

Bombola që zuri poshtë fëmijën

Rrezhda sqaroi  se bëhet fjalë për një familje të varfër, pa të ardhura që jetonte vetëm me pensionin e gjyshit.

Grupi hetimor ka shkuar tashmë në vendngjarje dhe pritet të zbardhë më shumë detaje për gjithçka ndodhi.

Shtëpia e 3-vjeçarit
Njoftimi i policisë

Më datë 16.08.2018, rreth orës 11:25, në fshatin Mborje-Korçë, në banesë, shtetasit J.D, rreth 3 vjeç, dyshohet se duke luajtur, aksidentalisht i ka rënë duke e zënë poshtë, një bombul gazi e madhe e cila për pasojë i ka shkaktuar dëmtime trupore këtij të fundit.

Ky shtetas u shoqërua në Spitalin e Korçës nga familjarët e tij, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATALANTA VENDOS/ Ja ku do të luajë Berat GJIMSHITI sezonin e ardhshëm
Previous article HUMBËN SUPERKUPËN/ ANALIZA: Largimet e RONALDOS dhe ZIDANE e ka lënë të çalë REALIN

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT